Plagët tona sipas Mid’hat Frashërit

23 Mars, 2018 - 5:33 pm

Analizim dhe Interpretim
Plagët Tona
Ç’na mungon? Ç’duhet të kemi?

ROLAND SYLEJMANI

“Një popull nuk rron dot pa ideal, pa një shtytje, pa një qëllim që e bën të ecë, të punojë, të përpiqet dhe të përparojë” (Mid’hat Frashëri)

Mid’hat Frashëri është një prej figurave kyçe dhe me kontribut të jashtëzakonshëm të familjes Frashëri. Si një intelektual i cili angazhohej për çështjen kombëtare u mundua të japë kontribut përmes artikujve dhe veprave të tija në fusha të ndryshme. Tek “Plagët Tona” Mid’hati, ka një stil të veçantë shkrimi, e cila më shumë ngjanë si një letër, si një thirrje drejtuar popullit, duke ju parashtruar idetë e tij se di duhet të zhvillohen, të përparojnë, të ecin përpara, sesa një libër apo artikull ku do të paraqiste vizionin e tij për zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes ndonjë projeksioni sistematik.
Mungesa e idealit te shqiptarët ka qenë tema me të cilën nisë veprën e tij Mid’hati. Për dallim nga Mehdiu, Mid’hati është më letrar, më poetik, shpesh edhe më abstrakt. Ideali si një katalizator zgjimi shpirtëror, një fuqi që shtyn një popull drejtë zgjimit dhe kërkimit për liri e sundim. Ideali si sundim ka temë qendror. Shembujt e popujve të tjerë i llogaritë si suksese, në rrugën drejtë ndërtimit të vetëdijes kombëtare, se si një shoqëri mund të shkundët nga e kaluara e të kolonizuarve, si mund të dalë jashtë konturave të vëna nga pushtuesit. Sipas Mid’hatit ideali i përbashkët i shqiptarëve duhet të jetë njësia e bashkimit të kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.

1.2 Të metat tona. Të veprojmë

Të metat tona, egoja e tepruar, kështu e përshkruan Mid’hati tiparin kryesor të karakterit të shqiptarit që sipas tij e pengon të ecë përpara e të zhvillojë vetveten. Ai ve në dukje mungesën e anës së vetëdijshme të shqiptarit, i cili nuk arrin të vë re problemin që ai ka me unin e tij. Evidentimin e sheh si gjë të parë e cila hapë rrugën për të sanuar problemin. Thekson mungesën e altruizmit tek populli, ndërlidhë faktorët gjeografik, relievin e rreptë kodrinoro-malor me karakterin tipik të shqiptarit. “Vendi ynë i copëtuar, i gërxhosur, plot shkëmbinj, dhe gryka, na ka bërë t’ashpër, pak të keq, egoistë, plot kotësi, të pabashkuar, të pashoqëruar. Altruizmi dhe solidariteti i ka munguar këtij populli të mjerë.” (mendimtarë shqiptarë, 2000, 104)
Pushtimin e Turqisë e konsideron si më të ziun që ka njohur njerëzimi, si një pushtim që shqiptarëve i ka sjellë probleme të mëdha e serioze. Mallkon administratën osmane, i referohet si këmbë aziatiku, që shkaktoi ndarjen e Shqipërisë nga shokët. Ai këtë pushim e lidhë edhe me faktin e cungimit të atyre pak virtyteve që kanë pasur shqiptarët. Përtacia është elementi që sipas Mid’hatit sjellë dhe një varg problemesh të tjera, siç janë krimi dhe lakmia për gjënë e tjetrit. Shqiptari sipas autorit, punën e ka shikuar si diçka të turpshme, një mëkat, si një mallkim, si një përbuzje.
Dobësimin e elementit kombëtar e përshkruan me faktin e fenomenit të jeniçerëve, shqiptarët kanë shkuar për të luftuar në Jemen e gjithandej nëpër Azi, nëpër lufta të huaja. Të gjitha këto lidhen me krijimin e një mendësie fisesh të egra, pa ndjenjën e mirëfilltë të bashkësisë, komunitetit. Prandaj Mid’hati llogaritë se shqiptarët pavarësisht se janë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, janë të vonuar në krijimin e identitetit të mirëfilltë shqiptar, ku mungon alfabeti, bashkimi i tokave shqiptare, pa një njësi institucionale etj… Pavarësisht kësaj, autori thërret që të mos vajtojmë, por të përgjigjemi me reaksion të ri, të krijojmë një frymë të re, se një frymë e re e bën një komb të marrë shpirt të ri.

1.3 Dedikuar të pasurve, djalërisë, intelektualëve.

Të pasurve dhe intelektualëve ju drejtohet me një dozë të përmbajtur, duke nënvizuar faktin se nuk i sheh të ndarë nga populli, por parashtron faktin se ata kanë më shumë përgjegjësi në zhvillimin e vendit sesa pjesa tjetër e popullsisë. Ai i ngarkon ata me barrën dhe riskun që duhet marrë përsipër për të bërë shumë më shumë për interesin e Shqipërisë. Qanë hallin e profilit të qytetarit shqiptarë që sipas tij nuk ka bukë për të ngrënë, nuk ka ushqim të mjaftueshëm për fëmijët, ka hallin e pagesave të tjera të domosdoshme për të zhvilluar jetesë normale.
Koncepti i Mid’hatit mbi bamirësinë është shumë modern, ai nuk e kufizon mirëbërjen vetëm në dhurim të hollash, por edhe në akte individuale, duke e shtyrë karrocën e një të sëmuri, ta ndihmosh një lypsarë për të gjetur një punë apo veprime të ngjashme. Mid’hati kap konceptin bashkëkohor të kohës sonë, “mos i jep peshq, por mësoje të peshkojë”. Këtë ide, ai tenton ta ngulisë mirë tek shoqëria shqiptare, ta vendos në nivel institucional, në të gjitha rrafshet institucionale, ta ktheje në një frymë të përgjithshme si një nevojë imediate për funksionimin e organizmit shoqëror.

Të ngjajshme