займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Po shkoj n’shpi’ – Lirindja hap thirrjen për shkrime

Gusht 11, 2019 - 5:47 pm

/Thirrje për shkrime/

/Lirindja #6 /

A nest -and this we understand right away-is a precarious thing, and yet it sets us to daydreaming of security. 
Gaston Bachelard – The poetics of Space

You can go home again…so long as you understand that home is a place where you have never been. 
Ursula K. Le Guin, The Dispossessed

Po shkoj n’shpi! 
Sa herë që flasim për shpinë – e për shpinë asht folë dhe shkru shumë – i kthehemi pamundësisë për ta kapërthy atë plotësisht me fjalë. Kjo rrjedhë ndoshta edhe nga natyra e pakapshme e vet shpisë. Kuptimi i shpisë dhe çka ajo përfaqëson na ikë sepse ajo ekziston në mes të materialitetit të saj si strukturë – nji hapsinë, e gjetshme, e prekshme – dhe konotacionit të saj emocional – nji strehë, siguri, e prehje që ta jep e njofshmja (dualiteti i fjalës gjermanike Heim/home dhe Haus/house i humbun në shqip). Shpija asht miniaturë – asht vrima jonë ku mshefemi prej botës kur kjo e fundit bahet e pakandshme. Por shpija mundet me qenë edhe gjigante – ajo mundet me paraqitë figurativisht vatrën e familjes, klanit, – ky peisazh fisnor në gjinin e t’cilit mundemi me u kthy t’sigurtë. Shpija asht edhe sinekdokë për territorin gjeografik dhe imagjinar të vendlindjës – me krejt banorët e saj që kurrë s’do i takojmë. E në sci-fi, shpija merr përmasa edhe ma t’mëdha – t’humbun në hapsinë Toka asht shpija që e kërkojmë.

Shpija asht pronë dhe përkatësi e dyanshme – sa na takon neve, na i takojmë asaj. Dhe kjo përkatësi s’asht kurrë plotësisht e rahatshme e as e arritshme.

Me këtë prelud, ju ftojmë që të reflektoni mbi idenë e shpisë, në krejt tërhjekjen e saj, për numrin e gjashtë të zinës Lirindja. Ky edicion do të përmbledhë ne vete tregime të shkurta, poezi dhe ese filozofike për temën e shpisë.

Të gjitha paraqitjet dhe pyetjet mund të bëhen deri me 10 tetor 2019 në email adresën lirindja@gmail.com apo në faqën tonë në Facebook Lirindja Zine.

Të ngjajshme