13 Qershor, 2025 - 2:09 pm
Të enjten mbrëma në restorantin e mirënjohur të Prishtinës, “Simphony”, është mbajtur aktiviteti letrar “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë” – edicioni i tretë me radhë.
Në orën letrare shoqëruar me verë dhe tinguj të kitarës, krijimet e tyre i lexuanpoetët: Sali Bashota, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, NaimeBeqiraj, Arben Veselaj, Bujar Tafa, Isuf Hoxha, Jeton Kelmendi,Fadil Bytyqi, Xhemil Bytyqi, Bislim Ahmetaj, Jona Bajraj, kurse përmes linjës telefonike nga Belgjika u paraqit edhe poeti Skënder Sherifi.
Në orën letrare me një interpretim artistik u paraqit edhe aktori i mirënjohur, Luan Daka.
Poeti dhe profesori i letërsisë, Sali Bashota, bashkë me pronarin e “Simphony”-s, Naim Bajraktarin, që janë dhe organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti, thanë se “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë” në të ardhmen do të shndërrohet në aktivitet të përvitshëm letrar, kur përveç orës letrare, do të ketë edhe aktivitete të tjera letrare.
Ndryshe, restoranti i mirënjohur të kryeqytetit të Kosovës, “Simphony”, është njëri prej vendeve më të frekuentuara nga poetët dhe artistët kosovarë dhe të huaj./ KultPlus.com