Poeti denohet për shitje të poezive në rrugë

29 Mars, 2019 - 10:30 pm

Rrjetet shoqërore kolumbiane i dalin në mbrojtje një poeti lokal të rrugës pasi ai u gjobit për “trafikim poemash”.

Më 10 mars të këtij viti,  poeti i rrugës, Jesus Espicasa, u ul me makinën e vejtër  të shkrimit në një trotuar në Bogotë, Kolumbi. Një panair artizanalesh po mbahej aty afër dhe Espicasa mendoi se do të ishte rast i volitshëm për t’ia shitur poezitë e tij kalimtarëve.

Por organizatorët e panairit nuk ishin shumë të kënaqur me praninë e tij dhe e thirrën policinë.

Një oficer iu afrua Espicasas dhe i tha atij të largohej, por poeti refuzoi. Kështu ai u dërgua në një stacion policor dhe u gjobit 833,000 pesos (260 dollarë amerikanë) – gjoba më e lartë në Kodin e Policisë Kolumbiane. Kur Espicasa pyeti se çfarë krimi kishte bërë, agjentët thuhet se u përgjigën me tallje, se ai ishte një “trafikant poemash”.

Historia e mësipërme u tha nga shkrimtari i njohur kolumbian dhe një mik i Espicasas, William Ospina, në kolumnën e tij të 17 marsit në gazetën El Espectador. Historia bëri boom në rrjetet shoqërore kolumbiane dhe nxiti një debat mbarëkombëtar për rolin e poezisë në jetën publike.

Espicasa vazhdoi të intervistohej nga RCN Radio, ku ai tha se nuk ishte hera e parë që kalonte një incident të tillë, dhe as ai ishte i vetmi artist që kishte përjetuar keqtrajtime nga policia. “Institucionet publike shtyjnë artistët në rrugë dhe pastaj i trajtojnë ata si kriminelë,” tha ai.

Në kolumnën e 17 marsit William Ospina pohon se gjoba duhet të anulohet dhe Espicasas duhet t’i kërkohet falje.

Ndërsa shumë njerëz në rrjetet sociale e mbrojtën Espicasa dhe artin e tij.

Gazetari  Yolanda Ruiz Ceballos lansoi hashtagun #PoesiaALaCalle (#PoetryOnTheStreet), nëpërmjet të cilit njerëzit u inkurajuan të ndanin pjesët e tyre ose poezitë e njerëzve të tjerë, në mbrojtje të poetit dhe poezisë.

Gazetarja Ruiz Ceballos përmblodhi atë që ndodhi me Espicasan dhe lexoi pjesën e parë të poemës “Fundi dhe Fillimi”, nga poeti polak Wisława Szymborska.

Kjo ngjarje nxiti shumë debate dhe mllef, ashtu si edhe në shkrimin e Opsinas ku thotë se‘’Në një vend plot me kriminalitet të vërtetë dhe të gllabëruar nga korrupsioni! […] Pse e quajnë atë “hapësirë ​​publike”, një hapësirë ​​nga ku ata gjithnjë duan të dëbojnë qytetarët, një hapësirë të cilën  ata e privatizojnë kur të duan në një mijë mënyra të ndryshme, ku liria gjithnjë e më shumë kufizohet dhe ku arte të tilla si Muzika dhe Poezia përfundojnë duke u trajtuar si krime?

Marrë nga globalvoices.org /GazetaLetrare.com

Të ngjajshme