Poeti Lulzim Tafa, i ftuar nderi në Festivalin e Poezisë në Itali

23 Tetor, 2019 - 2:38 pm

Poeti i shquar kosovar Lulzim Tafa do të qëndrojë në Itali si i ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, që do mbahet për katër ditë me radhë, nga 25-28 tetor, në Taranto të Italisë, përcjellë KultPlus.

Në këtë festival Tafa do të nderohet me çmimin kryesor të festivalit, Çmimin e madh “Neruda 2019”.

Festivali që organizohet nga Asociacioni Kulturor Italian për ndërlidhje kulturore me botën, ka një traditë shumëvjeçare dhe është ndër festivalet më të njohura të poezisë në Itali.

Në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare që bëhet në nderim të njërit prej poetëve më të mëdhenj të botës të shekullit XX, Pablo Neruda, do të marrin pjesë emra të mëdhenj të poezisë nga shumë vende të botës.

Poeti Lulzim Tafa është bërë i njohur për lexuesit e poezisë në Itali me librin “La Cronica di una santa Guerra”.

Çmimi “Neruda 2019” i shtohet listës së gjatë të çmimeve prestigjioze ndërkombëtare të poezisë që Tafa i ka fituar ndër vite. / KultPlus.com

Të ngjajshme