‘Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars’, javën tjetër në Prishtinë

25 Shkurt, 2020 - 8:59 pm

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datë 5 mars organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, në Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë prej orës 20:00.

Aktivist/e, artist/e e të gjithë adhurueset/it e fjalës së shkruar, ftohen për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, që nën tingujt e muzikës të lexojmë dhe t’ia dedikojmë grave vargjet më të bukura fuqizuese të poeteve dhe poetëve të shquar.

Të frymëzojmë dhe të fuqizojmë gratë duke lexuar poezi të bukura e fuqizuese! Tu tregojmë që i respektojmë dhe i duam! Tu themi që çdo ditë është 8 Mars.

Ejani takohuni me poetet/ët, aktivistet/ët, artistet/ët: Melihate Qena, Sibel Halimi, Shpëtim Selmani, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Arbër Selmani, Ardiana Rexhepi, Edis Galushi dhe lundroni nën tingujt e bendit muzikor “Don’t Listen to Your Neighbours”.

Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër. / KultPlus.com

Të ngjajshme