Poezia, andrra e qiellit dhe e tokës

30 Qershor, 2019 - 8:49 am

Arjola Zadrima ka lindur në Shkodër. Ka ndjekur studimet për Gjuhë dhe Letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia.

Ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Poezisë së Pabotueme në Shkodër më 2016, dhe çmimin e Medias në këtë festival, me poezinë me titull “Eva” .

Në maj të 2016-s ka botuar vëllimin e parë poetik me titull “A ban me m`lshue pak rrugë”, i cili u vlerësua me çmimin “Penda e Kristaltë”, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.

Gjithashtu ka fituar dy çmimet e para në Festivalin e Poezisë së Pabotueme. Ndërkaq, më 2017 u prezantua me cikle poetike në revistën letrare të Tiranës, ILLZ.

Më 2018, në konkursin letrar të portalit kulturor “Kultplus”, u shpall fituese e çmimit të parë me poezinë “Po të due unë”.

Së fundi ka botuar librin e dytë me poezi e fotografi, me titull “Carpe Diem”.

A…apo AMEN mbi buzë, butë, amël, foli pa u tutë, heshtjes teme që t’marrin frymë, Zot, që m’krijove vajzë, grue, nanë. Asnjihere nuk u lodhe tuj m’dashtë mue, që mëkatnoj pa i çilë sytë. Pa t’u lutë m’fal , për hir të virgjnës Mari, që të fali djalë. Ti krijesë që të di, m’i ço prapë zemrës dallgë, krijueses së qiellit e tokës, frymën e uraganeve të botës./Koha.net

Të ngjajshme