“Politikanët janë gjithandej të njëjtë, ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”

4 Nëntor, 2020 - 6:13 pm

50 aforizma dhe citate që njerëz të shquar kanë thënë për politikën dhe politikanët.

Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”.

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” -Gore Vidal.

2- Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.- Honorè dë Balzak

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. –Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Çdo burrë për të qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij”- H.L.Mencken

5- “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, -Volteri

6- “Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta”.-John Kenneth Galbrait

7- “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave”-Winston Churchill

8- “Çfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi. Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë flamuj në zyrat e saj”-Harry Browne

9- “Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”-Cornelius Tacitus

10- “Nëse shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk”. –Paul Valery

11-“Votoni për njeriun që premton më pak, sepse ai do t’iu zhgënjejë më pak”- Bernard Baruh

12- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”-Stenlej Kabrik

13-Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”- Fridih Niçe

14-“Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë“- Charles de Gaulle

15- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”.-Margaret Theçër

16- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”-Napoleoni

17- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. –Dejvid Llojd Xhorxh

18- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. –Nikita Hrushov

19- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin.-Valsav Havel

20- Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve.-Sharl de Gol

21- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”.-Uilliam F. Baklej, i riu

22- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”.- Robert Frost

23- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”.-Talejrand

24- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”.-Ronald Regan

25- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”.- Platoni

26- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme.-Sharl De Gol

27– Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm.-James Clark

28- Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes- Uinston Çurçill

29- Nuk duhet të hysh në luftë me dikë (median) që ble bojën me fuçi apo shiritin e regjistrimit me arka.- Lord Akton

30- “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të pranoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”. –Uill Roxhers

31- Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.- Tomas Xhefërson

32- “Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti evropian që do të bashkojë Evropën. Evropa do të bashkohet nga kinezët”. –Sharl de Gol

33- “Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti”.- Sharl de Gol

34- “Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë”.-Sharl de Gol

35- “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë”. -Uinston Çurçill

36- “Nëse doni të dështoni në politikë… flisni me popullin sinqerisht”.- Benxhamin Franklin

37- Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre.-Faik Konica

38- “Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet”.-Oskar Uajlld

39- Politika nuk ka lidhje me moralin-Makiaveli

40- “Ç’fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”-Adolf Hitler

41- “Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim”- Napoleon Bonaparti

42- “Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin“.-Erik Holar

43-“Ati ynë që je në qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”.-Faik Konica

44-“Diktatura është një vend ku politikën e kanë nxjerrë jashtë politikës”. -Sem Himel

45-Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues. Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme. Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz. -Uinston Çurçill

46- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.- Ronald Regan

47- Kur ke e ke këmbën jashtë greminës, është e lehtë të japësh këshilla.-Faik Konica

48- Karakteristikat e politikanit popullor: një zë i tmerrshëm, një edukim i keq dhe një sjellje vulgare. –Aristofani

49- Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat. – Uinston Çurçill

50- Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. – Faik Konica/KultPlus.com

Supreme court steps. Washington, DC

Të ngjajshme