Pranvera erdhi në zemrat tona, shndrit rreze gëzimi

4 Prill, 2020 - 10:00 pm

Për të 18-ën herë u përshëndeta me pranverën,
por kësaj radhe ajo erdhi me më shumë lule e trëndafila.
Dola të shëtis në mbrëmjen e kësaj stine,
ashtu e vetmuar, nuk dua të dashurohem në asnjë djalë,
por dua vetëm të përgjoj.
Kujtoj kohën e dimrit teksa ulem buzë Ibrit duke vështruar valët e tij
që shpesh janë të harbuara, por tani janë të qeta dhe i dhënë freski ajrit.
Ashtu e vetmuar shikoj të rinjtë tek shëtisin dorë për dorë me vashat e tyre
e sa do t’ua shtonte bukurinë sikur kjo shëtitje të përcillej nga cicërimat e zogjve,
por mjerisht në këtë natë nuk dëgjohen zogjtë.

Ashtu duke e soditur qytetin e duke ndierë aromë pranvere,
rastësisht para meje ndalet një plak.
Dëshiroj ta pyes për orën, ashtu pa u përshëndetur,
por së shpejti më bien ndër mend fjalët e një filozofi:
Aty ku s’ka nderime ka mjerime.
E përshëndes me “mirëmbrëma axhë”.
Plaku ma ktheu përgjigjen, por në fund ai filloi me një pyetje:
“Me cilën datë fillon pranvera?”, e unë i përgjigjem:
Pranvera veçse ka filluar…

K. A. M. /KultPlus.com

Të ngjajshme