Promovohen dy libra të Xhevdet Bajrës: Poezitë që tregojnë turpin e të qenit njeri

29 Qershor, 2019 - 12:08 am

Rrona Jaka

Në një ambient të këndshëm, i shoqëruar nga rakia e shoqëria Xhevdet Bajra ka promovuar dy librat e tij më të fundit, shkruan KultPlus.

Fjalën fillestare të fjalimit e ka marrë miku i tij, Shkelzen Maliqi, njeriu për të cilin vet Bajra tha se i detyrohet gjithë jetën. “Para ca ditësh lexova një shkrim të Fatos Kongolit që e vlerësonte lartë Xhevdetin dhe mendoj që është një vlerësim shumë i saktë, edhe unë veç fjalë të mira mund të them për këtë poet të jashtëzakonshëm që kemi” është shprehur Maliqi.

“Ajo që e veçon Xhevdetin është dedikimi i tij ndaj poezisë, veç poezi shkruan, ky njeri. Me ane të poezisë ai tergon se si shprehet revolta e shoqërisë.” -ka sqaruar Maliqi.

Ai ka shpjeguar se si ka ardhur puna që Xhevdet Bajra të shkojë në Meksikë duke thënë që ai ka gisht në këtë histori sepse ia kishte sugjeruar atij këtë rezidencë. Maliqi ka vazhduar duke thënë që në Meksisë atij i janë ringjallur shqisat për tmerrin në Kosovë, duke e trajtuar çdo aspekt të shoqërisë së vendit në poezitë e tij.

“Poezitë e tij flasin edhe për kohën e Kosoves së lirë që nuk duket që ndryshon shumë nga ajo e okopuara” ka përfunduar Maliqi. Fjalëvë të tij të bukura i është bashkëlidhur edhe Zyrafeta Shala, kryesuse e klubit letrar De Rada në Rahovec. “Këto tri libra janë si tërësi, fillimisht nga permbajtja, koha dhe situata në të cilën janë shkruar. Merren si tërësi sepse çdo vepër fillon me poezinë e fundit të veprës para saj” është shprehur ajo për mikun e saj. Ajo ka treguar që Bajra ka kaluar elementet estetike të kohës duke dalë me një stil të vetin origjinal, duke e tejkaluar mbi të gjitha edhe barrierën linguistike dhe duke hyrë në radhët e poetëve si Neruda. Sipas saj Bajra e ka futur në letërsinë spanjolle edhe letërsinë shqipe, duke i barazuar në të njëjtin nivel.

“Bajra nuk është ai mergimtari të cilin distanca e bën të krenohet për vendlindjen e tij, ai ka zgjedhur të behet kritik duke u berë zëri i shumices të cilët po i përjetojne gjitha këto deformime të klasës që na udhëheq” ka thënë ajo. Ajo e ka përmbyllur më së miri fajlimin e saj duke thënë që poezitë e Bajrës tregojnë turpin e të qenit njeri. Njashtu edhe botuesi i librit, Berat Dakaj, fillimisht e ka falënderuar poetin për bashkëpunimin duke treguar që festën e madhe të promovimit e kanë filluar që në panairin e librit në Prishtinë. Dakaj e vlerësoi shumë mikun e tij duke thënë se shkruan për gjendjen e tij, si ka kaluar në mërgim dhe si ndjehet për Kosoven.

“Ky koleksion poezish është një grumbull skicash fragmentesh dhe idesh te prezantuara ne gjuhen shqipe e spanjolle. Poezia e tij, e shkruar edhe në shqip edhe në spanisht, e nderkombëtarizon edhe çështjen e Kosoves në botë. Për t’i dhënë fund mund të them se poezitë e tij janë dokumentim i historisë se vendit” është shprehur Armagedoni, botuesi i librit. Kurse vet poeti refuzoi të flasë për librin e tij, ndërsa kur iu kërkua nga të pranishmit që ta lexojë poezinë më të mirë që kishte, ai iu përgjigj me shumë modesti – “E lexoj kur ta shkruaj”./KultPlus.com

Të ngjajshme