Promovohet libri i Halil Ramës për ‘Mehdi Lucën, emblemë e qytetarisë dibrane’

19 Korrik, 2025 - 7:32 pm

Është promovuar në Tiranë libri i fundit i Halil Ramës kushtuar figurës së Mehdi Lucës, i cilësuar si emblemë e qytetarisë dibrane.

Në fjalën e mbajtur, autori i librit, vlerësoi dhe përmendi një sërë intelektualësh dibranë të fushave të ndryshme duke u ndalur më gjerë te figura e Lucës dhe jeta e tij që nga Lufta e Dytë Botërorë deri pas 90-ës.

Të pranishmën në promovim, profesor Petrit Bara, Zv.rektor i Universitetit Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, vlerësuan kontributin e autorit të librit si edhe figurën e Lucës.

Për Mehdi Lucën u vu në dukje roli i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, si nëpunës finance në disa ndërmarrje dhe drejtues i komitetit te fizkulturës në Dibër./balkanweb/ KultPlus.com

Të ngjajshme