Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu

18 Mars, 2019 - 11:30 am

Muaj më parë doli nga shtypi romani “Rrota e ujit”, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” në Pejë. Ky roman i cili brenda vetës përmban rrëfimin e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, do të promovohet nesër në Kolegjin AAB.

Ngjarjet e romanit ndodhin në qytetin e Gjakovës, ku lindi dhe u rrit autorja e romanit. Ky roman socio-psikologjik përbëhet nga 24 kapituj, me personazhe nga më të ndryshmet.

Promovimi do të mbahet më 19 mars, nga ora 12: 00, në Kolegjin AAB, objekti V, te këndi i librarisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme