Promovohet sot libri i Salie Osmankaq, 24 rrëfime të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

14 Nëntor, 2019 - 11:44 am

Botimi i librit “Unë jam Anemone” është një kontribut në kuadër të fushatës Bëhu Zëri Im dhe 20 vjetorit të bashkëpunimit dhe miqësisë kosovaro-gjermane, përcjellë KultPlus.

Promovimi i librit do të përcillet me një event në të cilin do të zhvillohet një panel diskutimi me panelistë të cilët për 20 vite me radhë kanë dhënë kontributin e tyre duke i’u dhënë zë me shumë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!

Libri “Unë jam Anemone” është i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë. Libri përfshin rrëfimet e 24 grave dhe 1 burri të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Secili rrëfim që është bërë pjesë e këtij libri është i vërtetë dhe i veçantë.

Promovimi i librit bëhet sonte në ora 18:00 në Shkollën e Muzikën “Prenk Jakova” në Gjakovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme