Pse duhet të studiojmë jashtë vendit? Përvoja e studentes kosovare që studioi në Angli

6 Mars, 2020 - 2:30 pm

Edonita Bytyqi përfituese e bursës nga Kolegji Universum për shkëmbim semestral në “Staffordshire University” në Angli tregon për përvojen e saj gjatë studimeve në Angli. Si Edonita kanë përfituar edhe 135 studentë të tjerë në kuadër të bursave ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum për studime në 26 shtete të BE-së.

Se pse duhet të studiojmë jashtë vendit dhe cilat janë përfitimet nga shkëmbimet semestrale e mësojmë nga Edonita në vijim.. Të studiosh jashtë vendit është me të vërtetë një përvojë që të ndryshon jetën. Ka përfitime personale, akademike, madje dhe përfitime nga karriera. Është një shans të provoni diçka krejt të re, me sfidat të cilat do të përballeni dhe do t’ju ndihmojnë të rriteni, por nëse jeni të friksuar nga ideja për tu larguar nga rutina dhe për të filluar një aventurë. Studimi dhe të jetuarit jashtë vendit është një hap i madh. Dalja nga comfort zone nuk është gjithmonë e lehtë, por patjetër që do të rrisë aftësitë tuaja personale dhe profesionale. Programi Erasmus në Kolegjin Universum është një mundësi e shkëlqyeshme për ju të jetoni përvoja të reja, pavarësisht nëse vendosni të studioni ose bëni një praktikë jashtë vendit. Ndoshta po ndjeheni shqetësues dhe nuk po mund të vendosni nëse duhet të shkoni në Erasmus, por kjo është plotësisht normale. Ne fakt Pjesa më e vështirë është vendimi, por mund të garantojmë që nuk do të pendoheni pasi që . është një shans të provoni diçka krejt të re, me sfidat të cilat do të përballeni dhe do t’ju ndihmojnë të rriteni Për këtë arsye në bazë të përvojës sime  ju tregoj disa arsye se pse  duhet:

IMG-20200120-WA0121-01.jpeg

Përjetoni një kulturë tjetër

Duke jetuar në një mjedis multikulturor, do të mësoni shumë nga kulturat e tjera. Takimi me njerëz nga vende tjera do të eliminojë disa nga mitet për vendet e tjera dhe paragjykimet që keni pasur për kultura të ndryshme pasi që do të jeni në gjendje të provoni ushqime të reja, të dëgjoni muzikë tradicionale, të bëni aktivitete lokale dhe të eksploroni gjithçka tjetër që kultura juaj pritëse ka për të ofruar. 

Bëni miq të rinjë 

Kur studioni jashtë vendit, ju do të keni një mundësi unike për tu bërë miq me njerëz nga kultura të ndryshme, dhe të mësoni për vendet dhe zakonet e tyre me të cilët do të jeni në gjendje të jetoni, mësoni dhe udhëtoni së bashku gjatë këtyre muajve studimi.

Untitled2.png

Udhëtoni 

Gjatë shkëmbimit semestral ju do të keni mundësinë të njiheni me vende të reja. Një mundësi unike për të parë më shumë në botë dhe do t’ju tregojë se sa e madhe dhe e mahnitshme është bota në të cilën jetojmë e që në vetvete është një përvojë jashtëzakonisht e dobishme arsimore. 

Untitled1.png

Mundësitë Profesionale

Nëse doni të përfitoni punën tuaj të ëndërrave, më së miri është të studioni jashtë vendit. Përfitimet në karrierë pas studimeve jashtë vendit janë të pafundme. Shfrytëzoni mundësinë për të shtrirë përvojën tuaj akademike në botën profesionale.

20190928_134829-01.jpeg

Mundësia për të studiuar jashtë vendit me mbështetje financiare!

Me programin Erasmus, ju nuk do të duhet të paguani tarifat e shkollimit për universitetin tuaj pritës. Për më tepër, Komisioni i BE ju siguron një Grant 950 euro në muaj dhe 375 euro për shpenzime të transportit për t’ju ndihmuar me shpenzimet tuaja gjatë kohës tuaj jashtë vendit bazuar në vlerësimet mesatare në lidhje me kostot e jetesës në vendin ku do të studioni.

Siç mund ta shihni, përfitimet e Erasmus janë të pakufizuara. Ju garantoj se pas Erasmus ju do të keni mjaft histori për të treguar dhe shumë kujtime që do t’i mbani pranë zemrës suaj. Edhe pse mund të jeni të mërzitur kur kjo të marrë fund, do të kuptoni se sa me fat keni qenë për këtë mundësi.

Apliko edhe ti përfito shkëmbim semestral në një nga 26 shtetet e BE-së përmes Kolegjit Universum http://tiny.cc/i0nxkz

Për më shumë info rreth programit dhe mundësisë për shkëmbim semestral përmes Kolegjit Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.  /KultPlus.com

Të ngjajshme