Publikohen datat e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë ‘POLIP’

22 Prill, 2022 - 7:00 pm

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘POLIP’ këtë vit fillon me edicionin e 12-të dhe pritet të mbahet nga 13 deri më 15 maj në Teatrin Oda, përcjell KultPlus.

Qendra Multimedia ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm do ta ketë temën “Shkrimtari është i pranishëm?!”.

“Këtë edicion do të presim rreth 30 autorë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia Veriore, Gjermania, Austria, Turqia, Franca, Suedia, Danimarka e tutje. Përgjatë tri ditëve, polip-i do të jetë nikoçir i leximeve, promovimeve të librave, bisedave të ndryshme e mbrëmjeve muzikore në Teatrin ODA, ku do të komunikojmë me dhe për këto tekste e ide”, ka bërë të ditur Qendra Multimedia në njoftimin e hapjes së këtij festivali.

Për më shumë informata për autorët dhe programin e sivjetëm: https://polipfestival.wordpress.com/authors/ / KultPlus.com

Të ngjajshme