Publikohen datat e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë ‘POLIP’

1 Prill, 2021 - 5:25 pm

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘POLIP’ këtë vit fillon me edicionin e 11-të dhe pritet të mbahet nga 10 deri më 13 shtator, përcjell KultPlus.

Qendra Multimedia ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm do ta organizohet në përputhje me kushtet që do të krijohen në raport me pandeminë COVID_19.

”Për detaje në lidhje me formatin dhe programin e sivjetëm, na ndiqni në faqen tonë www.qendra.org si dhe në rrjetet tona sociale në Facebook, Instagram dhe Twitter”, ka bërë të ditur Qendra Multimedia në njoftimin e hapjes së këtij festivali.

Fotografia: Jetmir Idrizi, Polip 2015. / KultPlus.com

Të ngjajshme