Publikohet një faqe nga ditari i Sadijes kur shkruante për Dritëroin: Ai e ka të vështirë të përqendrohet në krijimtarinë e tij

10 Tetor, 2020 - 9:59 pm

Sadija, gruaja e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, mbante ditar. Vajza e tyre, Elona, ka publikuar një faqe të ditarit të nënës së saj, që daton më 11 maj të vitit 1979, shkruan KultPlus.

‘Disa faqe ditari të mamit , tregojnë shumë mbi zanafillën e librave te shkruar nga Driteroi , rrëfejnë gjendje emocionale , përshkruajnë tërthorazi veçori të kohës dhe ambientit , veçanësi të Dritëroit në fazën e krijimit …’, shkruan Elona në mbishkrimin e fotografisë së faqes së ditari.

“Më në fund filloi të shkruajë Dritëroi skenarin e filmit “ Mosha e bardhë”. Si do t’i dalë? Besoj se do t’i pëlqehet .
Ka kaq shumë punë , humbet kaq shumë kohë me gjëra dhe probleme të Lidhjes . Ai e ka të vështirë të përqëndrohet në krijimtarinë e tij. Është koha e koncerteve të Majit . Dritëroi shkoi katër net me radhë në koncerte . Bëri dhe tekstin e këngës “ Karafilët e kuq të Majit”. Do ta këndojë Vaçe Zela . Me siguri do të pëlqehet , se dhe muzika edhe teksti janë të mirë.” /
KultPlus.com

Të ngjajshme