Qëndrim Çerkini boton vëllimin e parë me poezi, “N’gotën e mërzisë ‘’

25 Shtator, 2020 - 9:58 pm

Letërsisë sonë iu shtua edhe një shkrimtar tjetër, bëhet fjalë për Qëndrim Çerkinin, i cili sapo ka publikuar vëllimin e tij të parë me poezi, që bart titullin ‘N’gotën e mërzisë’, shkruan KultPlus.

‘N’gotën e mërzisë’ ndahet në tre kapituj dhe përfshin poezi që e kthejnë lexuesin nga ndjesia që i mungon shoqërisë në ditët e sotme.

Një vëllim poetik që e rrëmben lexuesin gjatë leximit.

Lajmin për botimin e librit e ka bërë të ditur vetë autori përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook. Ku është shprehur shumë entuziast duke potencuar se mezi pret që ky libër të jetë në dorën e lexuesit.

Sa t’shkrume në fletore disa në qoshe te banesës, në pritje të nji busi e treni për të takuar atë që se di !
Kto grimca ishin të rastit, nji ndodhi, bisede e sipër nxirrnin varxhe.
Ka kohë që rri i vetem ne raftin e librave pa e pa dritën.
Fat n’Fatkeqësi ne kohën e karantimit vendosa me i mbledh krejt poezit me i ba bashkë në kët’ vëllim.
Menxi s’po pres prej sotit me e pasë n’dorë edhe ju.
Falenderus i jam secilit, faleminderit ju miqtë e mi’
‘, ka shkruar autori në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme