Radhë e gjatë para Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë

19 Janar, 2018 - 7:44 pm

Fotografia që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se ka një interesim të madh para Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në kryeqytet.

Fotografia është realizuar sot, rreth orës 18:00, ndërsa kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë menduar e supozuar se po pritet në rend për diçka tjetër, dhe jo për lexim a punë në Bibliotekë.

Fotografia në Facebook është postuar nga Visar Jasiqi.

Biblioteka e qytetit të Prishtinës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura dhe t’ ua vërë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme.

Të fundit

Të ngjajshme