‘Reading Balkans’, mundësi e mirë për shkrimtarët dhe poetët e rinj shqiptarë

25 Tetor, 2018 - 9:18 pm

‘Reading Balkans’ është programi i cili mirëpret edhe autorët shqiptarë.

Deri me datë 4 nëntor, shkrimtarët shqiptarë do të mund të aplikojnë për rezidencën letrare në ndonjërën nga këto qytete

Novo Mesto, Slloveni
Beograd
Shkup
Split
Tiranë
Sarajevë

Autorët mund të aplikojnë për qëndrim katër javor në rezidencën letrare, e cila paguhet 1000 euro përfshirë këtu edhe banesën në të cilën duhet të qëndrojë autori.

Rezidencat e tilla u mundësojnë autorëve dhe të rinjve që duan të shkruajnë të marrin kohë të lirë, të qëndrojnë në këto qytete dhe të angazhohen për projektet e tyre letrare.

Gjatë qëndrimit në rezidencë, shkrimtarët mund të njoftohen me jetën kulturore të qytetit ku e fitojnë rezidencën, të angazhohen në projekte të ndryshme dhe të hulumtojnë skenën e artit dhe kulturës.

Rezidencat do të mbahen nga marsi i vitit 2019-të deri në qershor, ndërsa në këtë program mund të aplikojnë edhe shkrimtarët dhe të rinjtë e po këtyre shteteve, përpos shqiptarëve.
Për më shumë informata mund të klikoni në këtë link. / KultPlus.com

Të ngjajshme