“Revolucion kulturor”, kur dija dhe dinjiteti u dogjën në turrën e druve

17 Nëntor, 2019 - 2:00 pm

Më parë më 6 shkurt 1967, piknisi i ashtuquajturi “Revolucion kulturor”. Udhëheqësi i asokohëshëm Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare.

Kaq do të mjaftonte që të shpërthentë në të Shqipërinë një nga vandalizmat më të papara kundër klerit. Brenda pak ditësh nga “manifesti i diktatorit” grupe të rinjsh, të mbështetur nga njerëzit e ligjit vërshuan si një valë e përbindshme kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës. Zoti u ndalua.

Papa u shpall fashist. Hoxhallarë, dervishlerë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuan, u toturuan, u vranë. Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë,

Perëndia u dëbua prej nevojës për shpresë dhe besim të njerëzve, për tu zevëndësuar me tiraninë. Besimi, virtyti, devocioni u përjashtuan për t’i lënë vendin moralit komunit, i cili sanksionohej në kodin e nderit të Partisë.

Njerëzit e shkolluar, të diplomuarit nëpër universitetet e botës “heretike”, dija dhe dinjiteti u dogjën në turrën e druve. /albertvataj/ KultPlus.com

Të ngjajshme