Së shpejti fillon edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë “ZaNa” 

1 Shkurt, 2023 - 5:30 pm

Së shpejti fillon edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë “ZaNa”.

Festivali ka njoftuar për hapjen e thirrjes për paraqitje poezie, këtë herë me një qasje më të gjerë me autorë vendas dhe gjithashtu nga rajoni i Ballkanit.

Në këtë edicion do të përzgjedhen 12 poetë të cilët përfaqësojnë më së miri temën e reflektimit të vetvetes. Luten që ata që aplikojnë të paraqesin 3 deri në 5 poezi. Po ashtu, festivali do të mirëpresë të gjitha stilet dhe format e poezisë.

Të gjithë poetet/poetët e zgjedhur nga juria do të publikohen në Libër Poezie ‘ZaNa’ dhe do të ofrohet përkthim të veprave të zgjedhura në anglisht, shqip dhe serbisht. Kjo do t’i ndihmojë që të shpërndahet zëri i juaj dhe të tregohet diversitet i letërsisë së rajonit të Ballkanit për një audiencë më të gjerë.

Ka një tarifë subvencionimi për secilin poete/poetë që zgjidhet në këtë edicion. Afati për paraqitjet është (18.02.2023). Në këtë thirrje poezitë duhet të dërgohen KËTU./ KultPlus.com

Të ngjajshme