10 Korrik, 2025 - 1:03 pm
Selma Lagerlöf është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë suedeze dhe botërore. Në vitin 1909, ajo u bë gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, duke hapur rrugën për shumë shkrimtare në një botë të dominuar nga burrat.
E lindur më 1858 në Mårbacka të Suedisë, ajo u rrit me tregime popullore që i rrëfente gjyshja, histori të mbushura me magji dhe figura mitike, të cilat ndikuan thellë në stilin e saj letrar. Edhe pse u pëball me vështirësi shëndetësore, ajo u bë mësuese dhe nisi të shkruante me pasion.
Romani i saj i parë “Saga e Gösta Berling (1891), solli një stil të ri që ndërthurte legjendën me realitetin. Ndër veprat më të njohura është “Udhëtimi i Nils Holgersson”, një libër për fëmijë që bashkon aventurën me dashurinë për natyrën dhe vendlindjen.
Letërsia e Lagerlöf është e ndikuar nga besimi në mirësinë njerëzore, fuqinë shpirtërore dhe ndjeshmërinë. Ajo përdori elemente fantastike për të zbuluar të vërteta të thella njerzore dhe shpesh paraqiti konfliktin mes traditës dhe kohës moderne.
Me fitimin e Çmimit Nobel në Letërsi, Selma, gëzoi një arritje që theu barrierat gjinore në kohë kur letërsia ishte fushë thuajse vetëm për burra. Me këtë çmim, ajo jo vetëm që u nderua për stilin e saj të jashtëzakonshëm, por gjithashtu hapi rrugën për pranimin dhe afirmimin e zërit femëror në letërsinë botërore.
Përveç letërsisë, Lagerlöf pati edhe ndikim publik, sidomos për ndihmën ndaj shkrimtarëve hebrenj gjatë kohës së nazizmit.Vdiç në vitin 1940 në Mårbacka, ku sot ndodhet një muze për nder të saj. Trashëgimia e saj letrare vazhdon të frymëzoj breza me fuqinë e fjalës dhe ndjeshmërinë./ KultPlus.com