Shkrimtari i njohur Amos Oz ka ndërruar jetë

28 Dhjetor, 2018 - 3:32 pm

Amos Oz ishte shkrimtar dhe gazetar i njohur nga Izraeli. Që nga viti 1967 ishte edhe aktivist i njohur për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestineze.

I lindur si Amos Klausner, ai u rrit në Jerusalem në rrugën Amos, në kuartin Kerem Avraham. Gjysma e romaneve të Ozit janë të inspiruar nga ky kuart. Prindërit e tij, Yehuda Arieh Klausner dhe Fania Musman, ishin emigrantë nga Evropa juglindore.

Oz ka shkruar 18 libra në gjuhën hebreite dhe afër 450 ese dhe artikuj. Veprat e tij janë të përkthyera në më shumë se tridhjetë gjuhë të botës. Oz përveç romaneve boton rregullisht edhe ese për politikën, letërsinë dhe paqen.

Oz është njëri ndër shkrimtarët puna e të cilit është bërë temë e studimit. Në Universitetin në Ben-Gurion të Negevit është themeluar studimi i cili i merret me Ozin dhe veprat e tij. Në vitet e fundit mendohet se është ishte një nga kandidatët më serioz për Çmimin Nobel për Letërsi. Në vitin 1998 e fitoi çmimin më prestigjioz për letërsi të Izraelit./ KultPlus.com

Të ngjajshme