Shkrimtari i preferuar i Ismail Kadaresë

10 Nëntor, 2018 - 12:49 pm

Gjatë shfaqjes se dokumentarit “Kadare” të realizuar në vitin 2011 nga regjisori Pirro Milkani, së bashku me të birin Eno Milkanin, u përmend mes faktesh të tjera interesante edhe se cili është shkrimtari i preferuar i Kadaresë.

Bëhet fjalë për mjeshtrin e lirikës Lasgush Poradecin. Regjisori Pirro Milkani lidhur me dokumentarin “Kadare” u shpreh së është ndër filmat më të mirë që ka realizuar.

Lasgush Poradeci ishte një poet dhe shkrimtar shqiptar. Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916. / KultPlus.com

Të ngjajshme