Shkrimtari ‘më i urryer’ në Evropë, me libër të ri në janar

14 Dhjetor, 2018 - 10:20 am

Romani i ri nga Michel Houellebecq do të dalë me 4 janar të vitit 2019-të.

Shkrimtari më i mirë dhe më kontraverz francez do të sjellë kësisoj romanin ‘Serotonine’, libër me 347 faqe që e kthen në skenë shkrimtarin e njohur i cili është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe me disa prej librave të kaluar.

Libri, siç tregon shkrimtari, flet për depresionin dhe hormonet e njeriut kur është i lumtur.
Vetë titulli ‘Serotonine’ lë të kuptohet se libri ka të bëjë me mjekësinë. Serotonina është një neuro-transmiter ndërsa luan rol në depresion, në funksionet njohëse, në të mësuarit dhe të mbajturit mend.

Houellebecq në shqip është botuar me librat “Nënshtrimi”, “Ishulli i dyfishtë”, “Thërmijat elementare” dhe disa libra të tjerë.

Ai mbetet shumë i sulmuar në Francë pasi është akuzuar për islamofobi. Ditën kur ndodhën sulmet në redaksinë e Charlie Hebdo, në ballinë ishte pikërisht ky shkrimtar me, shpesh, deklaratat e tij pompoze. / KultPlus.com

Të ngjajshme