Shkrimtarja italiane libër dedikuar grave shqiptare që kundërshtuan Enver Hoxhën

20 Tetor, 2022 - 3:35 pm

Isabella Lorusso, shkrimtarja italiane pritet të publikojë një libër dedikuar grave që i rezistuan dhe kundërshtuan regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Nga Bolonja ku u rrit ajo u zhvendos në Dorset, Angli, ku është e punësuar në një klinikë për të moshuarit me Alzheimer dhe ku punon dhe jeton prej pesë vitesh. Ndërsa, “duke vjedhur kohën nga koha e saj” (siç thotë ajo) shkruan.

Në fakt, Isabella Lorusso është gjithashtu një shkrimtare-udhëtare. Ka shkuar në Spanjë, Amerikën Latine ku, në burgjet e sigurisë maksimale të Limës, u takua me guerilët e MRTA dhe Sendero Luminoso. Ajo gjithashtu hyri në xhunglën boliviane ku ndoqi gjurmët e Che-së, dhe përsëri në Universitetin La Cantuta ku dha mësim për disa vite dhe ku nëntë studentë dhe një profesor u rrëmbyen barbarisht, u torturuan dhe u vranë nga skuadrat e vdekjes së diktatorit Alberto Fujimori.

E pyetur se vazhdon dhe shkruan dhe se ku e gjen kohën dhe se a është e vërtetë që Ken Loach e bëri parathënien e librit të saj në versionin anglisht, Lurosso u përgjigj:

“E them gjithmonë dhe e përsëris: vjedh kohë nga koha për të shkruar. Është pasioni im i madh. Pas botimit të fundit “Donne contro”, i cili u botua në italisht, spanjisht, anglisht, së shpejti do të ketë edhe versionin frëngjisht. Unë jam gati të dal me një libër për gratë shqiptare që kundërshtuan diktatorin komunist Enver Hoxha (1945-1985), tha ajo. “Po, Ken Loach është autori i parathënies së Fighting Women, një libër në të cilin trajtoj Luftën Civile Spanjolle” , tha ajo e intervistuar për Bologna Today.

Shkrimtarja e dedikuar për regjimet totalitare nuk ka zbuluar detaje rreth librit që do të trajtojë rezistencën e grave shqiptare në komunizëm./Liberale.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme