Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”, fitues: Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati

25 Shkurt, 2023 - 11:59 am

Bashkia Lezhë nën drejtimin e kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe strukturave kulturore të saj, për të katërtin vit rradhazi ka organizuar konkursin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për veprat dhe jetën e tij.

Ishte një aktivitet i cili vuri në garë 26 autorë që sollën krijimet e tyre në fusha të ndryshme si roman, publicistikë dhe memuaristikë. Veprat e autorëve u gjykuan nga një juri dinjitoze, e përbërë nga: Znj. Flutura Açka (kryetare e jurisë), Z. Arben Prendi, pedagog dhe krijues dhe Z. Tonin Çobani, kritik letrar.

Çmimet fituese të këtij konkursi ishin:

ROMAN

Çmimi letrar në Roman – Andreas Dushi me librin “Në besë të tatuazhit tënd”.

Çmim nderi në Roman – Majlinda Bregasi me librin “Stina e pestë”.

Çmim karriere në Roman – Gjergj Jozef Kola me librin “Treni në fillim të botës”.

PUBLICISTIKË

Çmimi letrar në Publicistikë – Eleni Laperi me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit shqiptar” botim i shtëpisë botuese “Mediaprint”.

Çmim nderi në Publicistikë – Bedri Blloshmi me librin “Dosja formulare kategoria 2/A nr 1594”

Çmim karriere në publicistikë – Qerim Vrioni me librin “Shqetësime Qytetare”.

MEMUARISTIKË

Çmimi letrar në Memuaristikë – Xhahit Bushati me librin “Fredi”, libër që i kushtohet poetit lirik Frederik Rreshpja.

Çmim nderi në Memuaristikë – Fatbardha Saraçi me librin “Përndjekja e Hajrije Mulletit”.

Çmim karriere në Memuaristikë – Mark Aliaj me librin “Kodra e Guxhave”.

Ky aktivitet nga viti në vit po bëhet edhe më i rëndësishëm, fakt që vërtetohet me praninë e shumtë të autorëve me veprat e tyre letrare, por edhe me praninë e figurave të respektuara në fushën e gazetarisë, kulturës apo edhe politikës.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu në fjalën e tij u shpreh për rëndësinë që ka kultura dhe arti në zhvillimin e një shoqërie dhe të një qyteti. Nga ana tjetër, Kryetarja e Jurisë, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka, njëkohësisht deputete, u shpreh me nota pozitive dhe optimiste për këtë organizim sa dinjitoz, aq edhe fisnik të këtij konkursi mbarëkombëtar të letërsisë. Ky konkurs, theksoi Açka, që mban një emër të madh, i ben nder jo vetëm letërsisë, por edhe vetë Lezhës e rajoneve përreth, pasi këtu ka objekte kulti e historike me shumë vlerë për tu vizituar. Ndërsa Znj. Alda Bardhyli, Drejtoreshë e QKLL (Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit), gjatë dorëzimit të çmimeve theksoi se çmimi “At Zef Pllumi” e bën jo vetëm librin e letërsinë, por edhe vetë Lezhën më të bukur./javanews/ KultPlus.com

Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Andreas Dushi, fitues i çmimit letrar për Romanin “Në besë të tatuazhit tënd”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Eleni Laperi, fituese e çmimit letrar në Publicistikë me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit shqiptar”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Xhahit Bushati, fitues i çmimit letrar për Memuaristikë me librin “Fredi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu në fjalën hapës të Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Drejtoresha e QKLL-së, Znj. Alda Bardhyli gjatë Çmimit Letrar Mbarëkombëtar “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Flutura Açka, kryetare e jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Tonin Çobani, anëtar i jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Arben Prendi, anëtar i jurisë
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”
Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”/ Fitojnë Andreas Dushi, Eleni Laperi dhe Xhahit Bushati
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”

Të ngjajshme