17 Nëntor, 2018 - 4:28 pm
Panairi i 21-të i Librit, “Tirana 2018”, u hap më 14 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Deri më datë 18 nëntor në panair u zhvilluan rreth 50 aktivitete letrare. Ndërkohë, këtë të shtunë janë ndarë çmimet e letërsisë.
Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”. Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukajn me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.
Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”.
Kurse, çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frëngjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.
Në panair ishin ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. /Shqiptarja/KultPlus.com