займ на карту онлайн потребительский кредит

Shpallet fituesi nga Kosova i çmimit të BE-së për letërsi

19 Maj, 2020 - 12:47 pm

Shpëtim Selmani me “Libërthi i dashurisë” u shpall sot fituesi kosovar në edicionin e dymbëdhjetë të çmimit të BE-së për letërsi (EUPL) ku Kosova merr pjesë për herë të parë bashkë me 13 shtetet pjesëmarrëse (Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja).

Çmimin e bashkëfinancon programi i Komisionit Europian Europa Kreative që ka për qëllim të nxisë dialog ndërkulturor dhe promovim të arritjeve artistike në zhanrin e romanit.

Juria kosovare e përbërë nga Lindita Tahiri (kryetare), Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova pas shqyrtimit të listës së ngushtë me tre autorë (Azem Deliu me romanin Shënimet e krimbit Smolinski, Majlinda Bregasi me romanin Gërsheti i prerë, dhe Shpëtim Selmani me romanin Libërthi i dashurisë.) dhe në konsultim me Këshillin e EUPL-së, ka përzgjedhur fituesin për të cilin thotë: “Libri i Shpëtim Selmanit është prozë e risive dhe romani i tij është hibrid i zhanreve të ndryshme si prozës poetike, esesë, autobiografisë, ditarit letrar, prozës poetike. Në shikim të parë një kombinim i tillë mund të duket fragmentar, por romani është koherent me tema dhe ide, me rrëfimtarin që persiat, proteston, dashuron, rebelohet, përqesh dhe vetëpërqeshet, duke përthekuar dimenzione të shumta nga personalet deri te ato politike.” Mendimi i plotë i jurisë gjendet në uebfaqen e EUPL-së : https://www.euprizeliterature.eu/news/eupl-2020-shortlist

Fituesit çmimit nga vendet pjesëmarrëse do të jenë pjesë e antologjisë vjetore të botuar nga EUPL, duke synuar një audiencë më të gjerë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët europiane. Fituesit do të marrin shpërblimin prej 5.000€ dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=251387666197253

Të ngjajshme