Shpallet i hapur konkursi ‘Poetët e Pranverës’

17 Prill, 2019 - 10:30 am

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin e ‘Poetëve të Pranverës’. Kjo nismë ka për qëllim promovimin e poetëve të rinj, si dhe konkursi do të zhvillohet përmes rrjeteve sociale.

Ministrja e Kulturës, Elva Margarti jep mesazhin për konkurruesit:

“Ndihuni të lirë të merrni pjesë në këtë garë, duke postuar një apo dy nga poezitë tuaja më të bukura. Mos kini “frikë” nga juritë, juria do jeni vetë ju. Poezia që merr më shumë pëlqime do të shpallet fituese në 23 prill, në festën e librit ku do të shpërndahet edhe një çmim”/atsh / KultPlus.com


Të ngjajshme