Shpallet konkursi i dytë i letërsisë humoristike Niko Nikolla

5 Maj, 2023 - 8:30 pm

Në kuadër të Festivalit Mbarëshqiptar “Të mendosh me humor”, Nëntor  2023  Tiranë – Shqipëri, Albanian Excellence fton shkrimtarët e të gjitha trevave shqiptare kudo ata jetojnë, të marrin pjesë në Konkursin e Dytë të Letërsisë  Humoristike Niko Nikolla, në përputhje me këto kritere:

  1. Pjesëmarrja

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë personat mbi 18 vjeç të cilët prezatojnë vepra origjinale  dhe të pabotuara në gjuhën shqipe ,pa kufizim  kombësie ,apo vendi se ku jetojnë.

  1. Prezantimi

Autorët  do të prezantohen vetëm me një tregim për autor në formatin prozë, e cila duhet të jetë e firmosur me pseudonim.  Tema e tregimit humoristik  është e lirë. Vepra nuk  duhet të  ketë marrë çmim më parë në asnjë konkurs .  Tregimi duhet të jetë shkruar në gjuhën shqipe në   “Arial”  në madhësinë   12, me një minimum fjalësh nga  de 600  deri në 1000 fjalë përfshirë  títullin. E gjitha  duhet të dërgohet në formatin Word.

  1. Dërgimi i veprave

Veprat të dërgohen në email [email protected] . Në email tek dërgesa  duhet të shkruhet titulli  veprës  që prezantohet  psesudonimi i pjesmarësit  dhe në vijim në kllapa të shkruhet emri i pjesmarrësit.

Përmbajtja e email do të jetë e përbërë nga tre foldera:

  1. Folderi i parë do të quhet, “ Tregimi” dhe në këtë folder do të futet tregimi që mendoni se duhet të jetë në konkurrim .
  2. Folderi i dytë do të quhet “Të dhënat e autorit” ,me të dhënat personale që i përkasin pseudonimit : Emri i plotë i autorit, data e lindjes,  adresa e shtëpisë, adresa e email ,numri i telefonit, numri i identifikimit ,  biografi e shkurter artistike (jo më shumë se gjysëm faqe)
  3. Folderi i tretë do të quhet “Dokumenti” ku do të vendoset fotografia e autorit me cilësi të lartë.

4-Koha e dërgimit

Veprat do të dergohen duke nisur nga data 20 maj 2023 deri 20 shtator  2023

Çmimet do të shpallën gjatë një mbrëmje Gala  që do të realizohet si pjesë e Festivalit të Humorit Shqiptar te titulluar “Të mendosh me humor ” që do të organizohet gjatë  ditëve të Panairit Klik Ekspo Klik  në nëntor të vitit 2023.

5-Çmimet

Do të shpallen çmimet në vijim:

A-Tre çmime  sipas meritës që prezanton vepra :

Çmimi i parë : 50.000 Lekë, Çmimi i dytë  30.000 Lekë, Çmimi  tretë 20.000 Lekë

Do të ketë gjithashtu një çmim të titulluar “Hosteni”  për tregimin që më shumë identifikohet me humorin shqiptar Të gjitha çmimet do të jenë në  lekë shqiptare. Dorëzimi i parave do të bëhët me transfertë bankare  dhe shpenzimet e transfertës do të jenë të paguara nga organizatori.

B- Do të jepen shtatë çmime honorifike

C- Së bashku me tre çmimet e para  dhe çmimin “Hosteni”, tregimet do të jenë pjesë e një Antologjie që do të botohet nga Albanian Excellence. Autorët fitues  do të marrin nga tre kopje nga antologjia e botuar me postë.

6-Juria

Juria do të përbëhet nga peronalitete të humorit dhe të kulturës shqiptare të përzgjedhur nga Albanian Excellence .  Juria  do të shohë me vëmëndje të gjitha prezantimet me partishmëri e bazuar në vlerat që prezantojnë

7-Rezultatet

Fituesit do të njoftohen më postë elektronike. Po ashtu përmes fituesit do të bëhen të njohur përmes një komunikate që do t’i shpërndahet  shtypit  dhe po ashtu do të botohen dhe në faqen   Web  të Albanian Excellence

8-Të drejtat e Veprës

Të drejtat e autorit  do të mbetën në fuqi për autorët . Albanian Excellence do të ketë të drejtën të përdorë imazhet  dhe emrat e pjesmarrësve në këtë konkurs  në faqen e saj web./ KultPlus.com

Të ngjajshme