Shpallje publike për propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe për çmimet tjera për Letërsi për vitin 2021

6 Dhjetor, 2021 - 7:30 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit hap shpalljen publike për propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, dhe për çmimet tjera për Letërsi për vitin 2021, përcjell KultPlus.

Propozimet bëhen përmes nominimit nga:

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Biblioteka Kombëtare e Kosovës,
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës,
Shtëpitë botuese të Kosovës,
Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës,
Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës,
OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë,
Personalitetet me reputacion publik
Autorët e Veprave Letrare

Propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data: 06 Dhjetor 2021 deri me 06 Janar 2022.

Bashkangjitur gjeni linkun me detajet tjera të aplikimit:

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/4820_02.pdf?fbclid=IwAR2HHpZDUQWBxHmZ-SGV05W_nRLEVWdLht1TZ3CETYhhb8MwZUwf9HWSiGY / KultPlus.com

Të ngjajshme