Shpjegohet profesori që e rrahi nxënësin në Podujevë

6 Tetor, 2018 - 12:16 pm

Profesor i gjimnazit në Podujevë, Sabit Kopalla e ka rrahur brutalisht një nxënës në oborr të shkollës.

Në një xhirim amator, profesori i anglishtes shihet teksa grushton fëmijën derisa nxënësit e tjerë e ndajnë.

Video është publikuar nga Llapi.info, ndërsa sipas dëshmitarëve rrahja ka ndodhur në shkollën “Ibrahim Rugova” në të cilët gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit.

Profesori Sabit Kopalla ka mohuar se ka rrahur nxënësin. Ka thënë se vetëm ka ndërhyrë për t’i ndarë nxënësit e tjerë derisa përlesheshin.

“Më kanë lajmëruar nxënësit dhe në momentin që ka dashur të ikë unë e kam ndalur për ta dërguar në drejtori”, ka thënë Kopalla, për Express, të shtunën.

Kujtojmë se profesori Kopalla është i afërm me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu. Ai ka qenë kandidat për asamlist të LDK-së në këtë komunë. / KultPlus.com

Të ngjajshme