“Shqiptarët ishin gjithmonë luftëtarë të mëdhenj që nuk i janë frikësuar vdekjes”

25 Shkurt, 2022 - 11:15 pm

Gerard de Nerval është padyshim njëri nga poetët më të mëdhenj francez, i cili ka lindur më 22 maj të vitit 1808 dhe ka vdekur më 26 janar të 1855’ës, shkruan KultPlus.

Nerval ishte poet, novelist, dhe përkthyes i shquar, i cili konsiderohet si figura kyce e romantizmit francez.

Puna e tij lidhet kryesisht me poezinë dhe novelën, ndërsa theksi bie te lidhjet e tij me shqipëtarët, gjegjësisht pashain shqiptar të Akrës.

Nervali solli në gjuhën frënge, shkrimtarët më të mëdhenj gjerman të kohës, derisa u shqua edhe për punën e tij në gazetari.

Nga krijimtaria e tij u ndikua më vonë edhe Marsel Prusti, si dhe shumë artistë tjerë të mëvonshëm.

Më poshtë, po sjellim thënien e tij të famshme për shqiptarët:

“Shqiptarët ngado që ishin kanë qenë luftëtar të mëdhenj që nuk i janë frikësuar vdekjes” / KultPlus.com

Të ngjajshme