‘Shumica e njerëzve ç’nuk bëjnë vetëm që të mos pranojnë se janë krijesa të pafuqishme dhe të parëndësishme’

21 Gusht, 2021 - 3:29 pm

Nga: Haruki Murakami

Përktheu; Ilir Baçi

Shumica e njerëzve nuk janë në kërkim të së vërtetës së provueshme. E vërteta shpesh shoqërohet me dhimbje të fortë dhe thuajse askush nuk është në kërkim të së vërtetës së dhimbshme. Njerëzit duan histori të bukura dhe qetësuese, që t’u duket se jeta e tyre ka njëfarë kuptimi. Prej këtej vjen edhe feja.

Nëse një besim i caktuar, të themi “besimi A”, bën që jeta e këtij burri apo e asaj gruaje të duket se ka kuptim të thellë, atëherë për një njeri të tillë besimi A është e vërteta. Nëse besimi B ua bën jetën t’u duket e pafuqishme dhe e parëndësishme, atëherë besimi B shihet si i rremë. Dallimi është mjaft i qartë.

Nëse dikush ngul këmbë se besimi B është e vërteta, me siguri do ta urrejnë, do ta shpërfillin apo, në ndonjë rast, do ta sulmojnë. Nuk duan t’ia dinë fare se besimi B mund të jetë i logjikshëm apo i provueshëm. Shumica e njerëzve ç’nuk bëjnë vetëm e vetëm që të mos pranojnë se janë krijesa të pafuqishme dhe të parëndësishme. / KultPlus.com

Të ngjajshme