Si çdo epokë që ka pasur tmerret e saj, kjo e jona është epokë e terroristëve vetëvrasës që kanë bindjen se duke vrarë fitohet parajsa

21 Prill, 2019 - 7:30 pm

MARIO VARGAS LLOSA

Si çdo epokë që ka pasur tmerret e saj, kjo e jona është epokë e fanatikëve, e terroristëve vetëvrasës, kësaj specieje të lashtë, që ka bindjen se duke vrarë fitohet parajsa, se gjaku i të pafajshmëve lan fajet kolektive, korrigjon padrejtësitë dhe vendos të vërtetën mbi besime të rreme. Viktima të panumërta sakrifikohen çdo ditë në vende të ndryshme të botës, nga ata që e ndjejnë veten posedues të të vërtetave absolute.

***
Forma të reja barbarie u shumuan të nxitura nga fanatizmi dhe, me përhapjen e armëve të shkatërrimit masiv, nuk mund të përjashtohet që çdo grup i vogël i “shpëtimtarëve” të çmendur një ditë të shkaktojë një kataklizëm bërthamor. Duhet t’ua zëmë rrugën, të përballemi me ta dhe t’i mposhtim. Nuk janë shumë, edhe pse zhurma e krimeve të tyre jehon në të gjithë planetin dhe na trullosin me tmerrin e maktheve që shkaktojnë. Ne nuk duhet të frikësohemi nga ata që duan të na e rrëmbejnë lirinë që e kemi përvetësuar gjatë gjithë qytetërimit./ Orjella apolloni/ KultPlus.com

Të ngjajshme