Simpoziumi i 8-të Internacional këtë edicion trajton ndikimin e letërsisë franceze

5 Tetor, 2020 - 12:37 pm

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në përkrahje nga Ministria e Kulturës (MKRS), organizon Simpoziumin e 8-të Internacional nga data 17-21 tetor 2020.

Ceremonia e hapjes solemne do të bëhet më datë 18 tetor në ora 9:30, në lokalet e hotelit “Holiday Resort” afër aeroportit.

Kjo ngjarje kulturore, e teta më radhë, ka për qëllim studimin dhe trajtimin e temave  specifike nga disa këndvështrime që shkoqitën dhe debatohen nga kritikë të njohur kombëtar dhe ndërkombëtarë që vinë enkas në Kosovë.

Në Simpoziumet e mëparshme janë trajtuar temat si: Shqiptarët në veprën e Bajronit, Figura e femrës në roman, Adem Demaçi në mes luftës dhe paqes, ndërsa kësaj radhe: Ndikimi i letërsisë franceze.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, me rastin e Simpoziumit të 8-të  Internacional organizon ceremoninë e hapjes solemne ku përveç krijuesve Laurent Grison, poet, kritikë që ka mbi 60 vepra të botuara, Mark Perry nga Anglia, Charlier Daniel nga Belgjika, ardhjen e kanë konfirmuar edhe krijuesit nga: Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.

Pas hapjes solemne dhe gjatë ditëve në vazhdim do të promovohen veprat ndër më të njohura të botuara gjatë këtij viti si: “Gërvishjet e diellit” nga Laurent Grison,  “Shën Jeronimi dhe bota ilire” nga Prend Buzhala, nga Hasanas Aleksandër  “Pellazgët e fundit dhe gjuha e tyre”, si dhe “Edhe unë“ nga Odise Plaku. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme