Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

23 Prill, 2018 - 9:21 am

Kjo është një ngjarje vjetore që shënohet çdo vit më 23 prill dhe që ka për qëllim promovimin e leximit, botimit dhe të drejtave të autorit.

Për herë të parë, kjo ditë është shënuar më 23 prill të vitit 1995.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka zgjedhur këtë datë pasi ajo shënon përvjetorin e lindjes ose vdekjes së disa shkrimtarëve me famë botërore, si: Miguel de Cervantes Saavedra, Maurice Druon, Vladimir Nabokov e William Shakespeare.

Të ngjajshme