Të enjten në librarinë ‘Dukagjini’ promovohet libri ‘Shëndeti si art dhe shkencë’ nga Diola Dosti

12 Korrik, 2023 - 6:40 pm

Të enjten më 13 korrik, nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini do të mbahet promovimi i librit “Shëndeti si art dhe shkencë” nga Diola Dosti.

Diola Dosti është nutricioniste e mirënjohur në mbarë trevat shqiptare. Prej një dekade, i është dedikuar ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare mbi mënyrën inteligjente të të ushqyerit.

E pasionuar pas nutricionit ortomolekular, Dosti merret me hartimin e terapive ushqimore që sipas sëmundjeve, duke përfshirë konceptet e edukimit të frigoriferit, agjërimit, dhe energjisë pozitive që kompletojnë triadën e shëndetit: trup-mendje-shpirt./KultPlus.com

Të ngjajshme