Të martën promovohet libri me poezi ‘Lëri zogjtë të këndojnë’ i autorit Bardhyl Oseku

11 Gusht, 2023 - 3:43 pm

Të martën, më 15 gusht, në Gjakovë do të promovohet libri me poezi ‘Lëri zogjtë të këndojnë’ i autorit Bardhyl Oseku, përcjell KultPlus.

Promovimi do të mbahet në bibliotekën e qytetit të Gjakovës ‘Ibrahim Rugova’ nga ora 11:00.

“’Lëri zogjtë të këndojnë’ titulli i thurur në mënyrë imperative shpreh një urdhër, kërkesë apo një paralajmërim të drejtpërdrejtë. Kjo direktivë i jepet një personi të dytë të nënkuptuar, nga i cili subjekti poetik kërkon që të zbatohet në mënyrë të padiskutueshme. Por, këngën e kujt e do poeti ta lënë të lirë) Të zogjve të cilët i ka ushqyer me gjakun e vet” Bijës, bijve, nipërve” Njerëzve të dashur apo jehonën e njerëzve që nuk janë më” Këngën e muzës që e frymëzon, orës së tij7 Zëriështë zemra dhe shpirti i të gjithë atyre për të cilët e nga të cilët subjekti poetik merr frymë, por i do të lirë, vetëm të lirë, pa asnjë kompromis. Ai mund të jetë i ngujuar në dashurinë e mallin për ta, por lirinë e tyre e kërkon me çdo çmim, qoftë edhe me vetëflijimin”, shkruan Blerina Gaxha Rugova në recensionin e saj për librin ‘Lëri zogjtë të këndojnë’.

Ndërkaq, kjo ngjarje është organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Klubin Letrar ‘Gjon Nikollë Kazazi’./KultPlus.com

Të ngjajshme