Të mërkurën promovohet ‘Letërsia Lëvizëse’ dhe ‘Feminizmat në Kosovë’

25 Dhjetor, 2018 - 7:30 pm

Këtë të mërkurë, me datë 26 dhjetor, duke filluar prej orës 19:00 në Prishtinë do të promovohet përmbledhja “Letërsia Lëvizëse”.

Në hapësirën e Qendrës Multimedia, Alter Habitus organizon përmbylljen e vitit 2018 duke promovuar dy publikime – përmbledhjen me poezi nga edicioni i parë i festivalit Letërsia Lëvizëse, dhe vëllimin e parë të ‘Feminizmat në Kosovë’. 

Inspiruar nga përmbledhja e parë e poezive të Letërsisë Lëvizëse Alter Habitus ju fton në një panel diskutimi lidhur me letërsinë moderniste të viteve të 70-a dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me letërsinë dhe feminizmin.

Alter Habitus ka nderin të ketë në panel diskutimi Resmije Kryeziun, Agim Vincën, Ag Apollonin dhe Zyrafete Shalën. 

Pas diskutimit, për me festu sukseset e 2018-ës kemi koktej të lezetshëm që po na e organizon Miqt Pub. / KultPlus.com

Të ngjajshme