Të shtunën promovohet libri “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës” nga Ndriçim Kulla

25 Prill, 2019 - 9:30 pm

Shtëpia botuese “Plejad” nga Tirana në bashkëpunim me librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, organizojnë promovimin e librit “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”, të studiuesit, kritikut dhe publicistit të mirënjohur nga Tirana, Ndriçim Kulla, shkruan KultPlus.

Promovimi i këtij libri në Prishtinë, bëhet në shenjë të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Serbia. Promovimi  mbahet të shtunën më 27 prill në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, ku përveç referuesve nga fusha e studimeve historike e publicistike, pritet të flasin edhe politikanë vendorë e diplomatë të huaj. / KultPlus. com

Të ngjajshme