Tekstet shkollore për fëmijët, me përmbajtje erotike dhe diskriminuese

22 Nëntor, 2018 - 12:30 pm

Çfarë u mësojnë librat fëmijëve? Është një tjetër pyetje dhe problematikë që Top Story ngriti, duke siguruar kështu dhe përgjigjiet nga tekstet shkollore dhe nga intervistuesit.

Abetarja e shtëpisë botuese Mediaprint mbyll vitin shkollor për vogëlushët, duke iu sugjeruar të bëjnë pushime në Turqi.

“Maksi Futbollist: Një tregim flet se si në një lojë futbolli Maksi bën një gol me të ndenjura. Unë nuk e kuptoj, çfarë do që ti mësojë fëmijëve ky tregim”, thotë Bardha Qokaj.

Vazhdojmë më pas me Diturinë e Natyrës për klasat e para. E cila u tregon fëmijëve që njerëzit janë edhe të ndryshëm, për nga ngjyra dhe traditat, por përsëri të barabartë.
Një mësim ky shumë me vlerë kundër racizmit. Por, aty nuk tregohet asnjë nga komunitetet që jetojnë në Shqipëri.

“Vëllai në pishinë: Vëllai im ishte një Supermen me rroba banjo. Të gjitha gocat atë shikonin. Cfarë i duhet një fëmije në klasë të dytë kjo gjë?”, tha Bardha Prendi.

Ky ishte libri i gjuhës shqipe për klasat e dyta.

Të ngjajshme