займ на карту онлайн потребительский кредит

Telefonat e mençur po ‘zhdukin’ librin

16 Janar, 2020 - 5:32 pm

Kemi dëgjuar shumë shpesh se libri është miku më i mirë, sepse kur të gjithë ikin dhe ndodhesh vetëm brenda katër mureve, shoqëria e një libri të mirë, të bën të harrosh vetminë, shkruan KultPlus.

Charles Eliot njëherë ka thënë se librat janë miqtë më të qetë dhe miqtë e përhershëm, këshilltarët më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm. E ne nuk kemi si të mos pajtohemi me të, pasiqë një libër i mirë na mëson shumë, na edukon si intelekt dhe na formon si karakter.

Mirëpo, ajo cka është më shqetësuese gjatë dy dekadave të fundit, është teknologjia që ka zëvendësuar për të mos thënë e ka lënë në fund librin.

Më parë njerëzit në tren apo autobusë, shiheshin tek mbanin në dorë gazeta, revista e romane të ndryshme. Ndërsa sot ato janë zëvendësuar me pajisje elektronike.

Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë dukuri, duke filluar prej jetesës e cila është bërë më dinamike, sistemet e ndryshme të lidhura vetëm me teknologji, lehtësia e madhe me të cilën vepron teknologjia etj.

“Kaq shumë libra, kaq pak kohë”, është thënë vazhdimisht nga shumë njerëz të mëdhenj.

Koha është ajo që mbizotëron mbi të gjitha. Faktori kohë si një stuhi e madhe dëbore, merr pas vetes shumë gjëra.

E rëndësishme është që librin në thelb të tij, nuk do e zëvendësoj asnjë teknologji dhe ata, dashamirësitë e librit, do jenë gjithmonë në kërkim të librit fizik dhe jo atij që shfletohet në ekranin e pajisjeve elektronike. / KultPlus.com

Të ngjajshme