Testamenti i Gjon Gazullit

2 Korrik, 2019 - 11:30 am

Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1)

Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli
Raguz më 19.II.1465
Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me përmbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të Raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerëzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpinë time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpisë së Sorgove, me kusht që në atë të rrija bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet.

Nga Gjon Marku

Gjon Gazulli vdiq në Raguzë më 19 shkurt 1465. Njoftimin mbi vdekjen e tij na e jep zyra Noteriale e Raguzës, të cilën ai e kishte firmosur dy ditë para se të vdiste më 17 shkurt 1465. Testamenti është përpiluar prej Gjon Gazullit “me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të plotë” (1)
Testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli
Raguz më 19.II.1465
Viti 1465, indikti XIII, në ditën e 19-të të muajt shkurt, në Raguzë. Ky është testamenti i të ndriturit mësues Gjon Gazulli, doktor shumë i famshëm i arteve dhe i astronomisë, tani i vdekur i zbuluar në Noterinë e Raguzës, ku ishte sjellë para tre ditësh me anë të vetë dëshmitarit për ta ruajtur bashkë me testamentet e tjera të të gjallëve sipas zakonit të shtetit. Për dëshmitar ishin nënshkruar në këtë testament zoti Ruskon de Saraka, kanonik, Vit Johani, presbit, dhe Bartolomeu, noter. Në vazhdim të nënëshkruarve: Në vitin e Krishtit 1465, më datën 17 shkurt, në Raguzë. Unë Gjon Gazulli, duke kujtuar fjalën e urtë ungjëllore që thotë “Jini të përgatitur, sepse nuk dini ditën, as çastin”, i dobësuar nga shëndeti, por i kthjellët në mëndje dhe vetëdijen, po caktoj kështu dhe po përpiloj testamentin tim te fundit. Para së gjithash, ja le me testament kishës katedrale tre perperë sipas zakonit të Raguzës për dhënjen e së dhjetës. Ia lë me testament të gjithë librat e mi me permbajtje nga lëmi i së drejtës kanonike dhe të shkrimit të shenjtë të kishës së Shën Mërisë Majore të raguzës me kusht që këto libra të vendosen në një vend të dukshëm për njerzit që kujdesen për këtë kishë dhe ku duhet të qëndrojnë prore, si dhe këto libra ato t’i forcojnë apo dikush t’i shikoj apo lexoj për dëfrim. Mirpo, këto libra nuk mund t’i jepen askujt në shfrytëzim apo të huazohen për t’i lexuar apo shikuar, por vetëm po te lejojnë kujdestarët e përmendur. Ndërkaq, librat e tjerë i ëe me testament në zotërim dhe me dëshir të eprorëve të mi. Le me testament dhe u caktoj dhjetë perperë atyre që vuajnë nga leproza. Dëshiroj gjithashtu që cilido nga priftërinjtë që banonjnë në Rauzë t’i jepen tre grosh për të mirën time që t’i lutet zotit për shpirtin tim. Dëshiroj vullnetarisht t’i jepen gjashtë perperë Marin Dimitriut, Gjithashtu vullnetarisht dëshiroj t’i jepen dymbëdhjetë dukatë Barthol de Gocë. Ja le gjashtë për zotin Nikoll de Tanushi, i ashtu quajtur Cërnac, dhe zotit Andrea, nipit të tij, dy perperë. Dëshiroj të dërgohet një prift rregulltar në Shën Jacob de gallicia për ruajtjen e epitropëve të mi. Të deleguarve të lartëpërmendur dëshiroj t’i paguhen të gjitha këto siç urdhërova për librat e përmendura të vendosur në kishën e Shën Mërisë Majore. Ndërkaq i lë me testament zotit Pal, vëllai im, shtëpin time rrëz Ankoras (sub Anchora) që gjendet përballë shtëpis së Sorgove, me kusht që në atë të rrij bija e vëllait tim Andrea në moshën e martesës dhe të martohet. I përmenduri zoti Palë le t’i mbajë dhymbëdhjet perperë për martesën e saj, i vë obligim që këto perperë të jenë për shtëpin time. Prej gjithë asaj pasurie që mbetet prej pasuris sime të ligjëshme lë trashigimtar të përgjithshëm birin e Vladushës Pal, me kusht që motra ime Luçia të ketë (të zotëroj) bashkë me vetë Palin, gjësendet e mija të mbetura të përmendura (në jetë). Edhe kur të largohet ajo kjo mbetje imja le t’i mbetet me plot të drejt. Në qoftë se vëlli, Pali, e kundërshton këtë vendim timin dëshiroj që shtëpinë që është në emrin tim t’i takoj, bashkë me të gjitha gjësendet e mija, motrës sime Luçies dhe birit të Vlladushës Pal me kushtet e paraqitura. Ja le tetë perperë Kuvendit Të shën Andreut. Mbikqyrës të këtij testamenti lë Marina de Rajanin, zotin Nikollë Tanushin, motrën time Luçie dhe Palin, biri i Vlladushës, kur të bëhet i moshës madhore. Këtyre u shtoj edhe vëllaun tim Palë. Po përmend atë Radën që ishte me mua si shërbëtor, i cili në kohën e murtajës vdiq te shkëmbi i Shën Pjetrit. Atë Rada ka qëndruar me mua si me ushqim, me veshmbathje dhe me çdo gje tjetër, prandaj dëshiroj që t’i jepen nga pasuria ime pesëdhjetë perperë. Vëllait Kushit, klerik i imi, i lë njëzet perperë. I lë dyqanxhiut Rusë dyqind perperë për të shlyer borxhin që ja kam pasur lidhur me kalimin e librave dhe të veshmbathjes sime dhe kushdo që të mungojë le t’i detyrohem (nga) për një vit njëzet perperë për t’u larë nga borxhet e mija. I lë pesëdhjet perperë plakës Radinë, e cila qëndroi me mua.Dhe çdo gjë tjetër ia lë Palit, birit të Vlladushës, dhe Lucies, motër imja, atyre u lë për të më kujtuar. Dëshiroj që nga të mirat dhe pasuria ime t’i jepet çfarëdo, nëse i detyrohem diçka për librin tim dhe nga dora ime…. (2)
Në këtë testament të tij ne kemi shumë njoftime me vlerë. Së pari, këtu ai kujdeset për librat e tij (natyrisht nuk janë libra të shtypur, por dorëshkrime në pergamenë dhe letër), një pjesë e të cilave ai ia dhuron një kishe për t’i lexuar e studiuar të gjitha dhe një pjesë ai ua la amanet ekzekutuesve te testamentit për ti shitur e për të larë disa borxhe. (3)

Të dhënat arkivore dëshmojnë se Gjon Gazulli kishte një bibliotek të pasur dhe fonde të ndryshme. Librat në dorëshkrim ai i solli kryesisht nga Italia. Në arkivën e Dubrovnikut ruhet një prokurë, me të cilën Gazulli autorizoi Antonio Vuçiqin të Raguzës që të merrte nga manastiri i Shën Gjystës së Padovës një arkë me libra dhe disa gjëra të tjera të cilat ai i kishte lënë atje prej kohës kur ishte student.(4)
Gjon Gazulli i kushton një vëmendje të veçantë bibliotekës së tij e cila pasurohet kohë pas kohe. Ai e trajton atë si nje pasuri me vete dhe i jep një rëndësi të vecantë dhe në testamentin e tij të cilin e formulon më 17.2.1465. Në këtë testament përcaktohet qartë se cfarë do të bëhej me bibliotekën e tij pas vdekjes. Vdekja e tij ndodh dy dite pasi formulohet testamenti dhe firmoset prej tij.(5)
Ekzekutuesit e testamentit janë Marin Ranjani dhe Nikollë Tanushi, që të dy të emëruar nga vetë Gazulli dhe me siguri shqiptarë nga origjina dhe emri që kanë.(6)
Regjistrimi i testamentit të Gazullit bëhet më akt të vaçantë më 19.2.1465, kur e cilësojnë si: “atrium, doctor, astronomus, preclarissimus”. (7)
Gjon Gazulli në testamentin e vet së pari vë Katedralen e Raguzës të cilës i dhuron sipas testamentit librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe librat e shenjtë. Në testament thekson: “Katedrales së Raguzës i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librat e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë (…)(8)
Më këtë legjatë Gazulli vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në këtë qytet.(9)
Deri më sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ishte numri librave që ju dhuruan kësaj katedraleje, aq më tepër ne nuk e dimë se çfarë vendi zinte kjo gjini e librave në bibliotekën e Gjon Gazullit. Gjithësesi vetë ai para se të shkonte në Padova kishte studiuar dhe kishte ndjekur mësimet në jurispudencë dhe në teologji, qysh në moshë të re ai do të ketë zotëruar shumë libra që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Libra të shenjtë. Gazulli gjatë gjithë jetës së tij e pasuroi gjithnjë bibliotekën e tij dhe kjo është mëse e logjikshme pasi ai edhe nga Padova kërkonte që ti sillnin librat e tij. Prandaj pa frikë mund të thuhet se biblioteka e Gjon gazullit ka qenë shumë e pasur dhe se kishte fusha të ndryshme si teologji dhe libra filozofie, po ashtu patjetër që kishte libra astronomie, fizike, matematike dhe pos saj kishte botime nga vende të ndryshme pasi vetë Gazulli ishte njohës i disa gjuhëve e kishte studjuar në Raguzë dhe në Padova, por perveç kësaj, ai për qëllime të ndryshme kishte kryer shumë udhëtime në vend të ndryshme të botës.
Gjithsesi burimet arkivore saktësojnë dy prej titujve të gjetur në bibliotekën e Gazullit dhe konkretisht: Libri i parë “Magister Sententiarum” iu dhurua perpiluesit të testamentit të Gjon Gazullit, Nikollë Tanushit, ndërsa librin e dytë e gjejmë në bibliotekën e Gjon Marin Gjergjit e këtë libër vetë Gjon Gazulli ja kishte dhuruar bujarit shqiptar, banor në Raguzë Gjon Marin Gjergjit, libër I shkruar me materjale letrare “De discriptione orbits”.(10)

Ky ishte një ndër librat tëpër të rëndësishëm të bibliotekës së Gazullit dhe ishte e shkruaur nga Klaud Ptolomeu, matematikan, gjeograf dhe astronom i njohur i shekullit të dytë. Kjo vepër e Ptolomeut kishte zgjuar interes të vecantë të studiuesve në mbarë Europën e asaj kohe, ishte kthyer në një vepër tëpër të kërkuar. Kështu pra, dy prej librave më të rëndësishëm të bibliotekës së tij ai ua dhuron dy prej bashkëatëdhetarëve të vet, e kjo tregon per lidhjet që ishin vendosur midis shqiptarëve në Raguz për besimin që ata kishin tek njeri-tjetri.
Një fakt mjaft interesante është se Gazulli kishte trashëguar nga Shtejfën Shkodrani (Stephanus Albanensis) një sasi të madhe librash të cilat gjendeshin në fondin e bibliotekës së tij.
Testamenti i Gjon Gazullit natyrisht që vend të veçantë i lë një arke me libra të cilat sipas tij ishin të Shtejfën Shkodranit (Stephanus Albanensis) të cilat nuk ishin pronë e Gazullit, por që ishin marr prej tij për tu shfrytëzuar dhe se ato duhet të dërgoheshin në Padova. Këto libra kishin përmbajtje filologjiko-letrare dhe duhet të dorëzoheshin nga Nikoll Tanushi tek një qytetar në Padova dhe kështu ndodhi më 12.V.1468. Nikollë Tanushi i dorëzoi ato tek një qytetar nga Padova i cili vjen e i merr në Raguzë.(11)
Në testamentin e Gjon Gazullit gjithashtu përmendet dhe saktësohet dhe trashëgimia që u le të afërmve të tij. Në testament përmenden prej Gjon Gazullit si më të afërmit e tij dy vëllezërit, Pali dhe Andrea, dhe motra Luçije, si duket e pa martuar dhe me moshë të shtyrë. Shtëpinë ja lë vëllait Palit, me kusht që kur të martohet mbesa, vajza e Andreas, si, Pali, t’i paguaj asaj 200 perperë. Në testament Andrea përmendet vetëm një here.(12) Në testament Gjon Gazulli le dhe porosi te tjera
Gjon Gazulli si një ndër profesorët e universitetit më prestigjioz të kohës, si personalitet politik e diplomat kalibri, si shkencëtar, matematikan dhe astronom zë një vend të veçantë në burrat me vlerë të kombit tonë, i cili i bën nder jo vetëm Shqipërisë prej nga ka rrënjët e të parëve dhe prej nga ai vjen, por dhe republikës së Raguzës, Oborrit mbretëror të Hungarisë, Padovës dhe zë një vend të nderuar në Rilindjen Europjane.
Bamfi shkruan: “Dijetar i dhënë me zemër pas kësaj dege të studimeve (është fjalë par astronominë-M.P) ai na paraqitet pjesëtar i atij zgjimi shpirtëror të ndritshëm të njerëzimit që quhet Rilindje. Me anën të tij, emri i Shqipërisë lidhet me Humanizmin … Ai ka mbetur pinjoll i një cungu të shëndosh të fisit shqiptar, që kombin kreshnik e nderon..”.(13)

Gjon Gazulli Profesor në Universitetin e Padovës

Nga Gjon Marku

Në vitin 1433 Gjon Gazulli kthehet përsëri në Universitetin e Padovës, kësaj radhe i thirrur për të ushtruar profesionin e pedagogut. Veprimtaria e tij mësimore -shkencore në këtë universitet më të vjetër të Europës dhe në këtë qëndër shumë të rëndësishme të Rilindjes ishte e madhe dhe frytëdhënëse.(1)
Nga dokumentët e kohës mësojmë se Gjon Gazulli me përfundimin e studimeve të larta në Universitetin e Padovas të Italisë, më 31 janar të vitit 1430 fiton me zotësinë e tij titullin e lartë të “Doktorit në shkencat e lira”.(2) Kështu doktori i ri kthehej në Raguzë me një formim të lartë për tu futur në serët më të lartë të Raguzës me shumë dinjitet. Duke zënë vend të rëndësishëm në hierarkin diplomatike , kishtare shkencore e kulturore të Raguzës dhe shumë më gjërë.
Botë kuptimi dhe ndërgjegjia e Gjon Gazullit mbrohej nga një kulturë e re humaniste. Gjon Gazulli punoi si petagog në Universitetin e Padovës në lëndën e matematikës dhe të astronomisë. Në Padova gjatë viteve që Gjon Gazulli ka qenë petagog erdhi për të studiuar dhe astronomi i madh i ardhshëm polak Nikolla Koperniku.(3)
Në qarqet shkencore më të përgatitura të kohës Gjon Gazulli fitoi përvojën e re teorike dhe praktike mesimore, fitoi njohuri të reja, punoi në veprat origjinale të autorëve të vjetër i përktheu ato. Gjon Gazulli përktheu nga Greqishtja veprën e Ptolomeut gjeograf dhe astronom i shekullit II të erës sonë. Gjon Gazulli e studioi sistemin astronomik të Ptolomeut e me sa duket avancoi dhe më shumë në konceptin e tij shkencorë për astronominë.
Në katedrën e matematikës dhe të astronomisë ai është ndër pedagogët më të përgatitur e të shquar. Më 1439 Gazullin e ndeshim përsëri në Padova në vendin e profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi. Pas vdekjes së profesorit të tij Prosdocimo de Beldomandi, që kishte qënë shef katedre, vendin e tij si drejtues i katedrës e mori Gjon Gazulli. Kështu iu hap edhe më tepër prespektiva për studime shkencore.(4)
Si profesor dhe si shef katedre e shkencave të matematikës në Universitetin e Padovës, ai u mor aktivisht me shkencën e astronomisë dhe i dha një kontribut të lakmueshëm kësaj shkence jo vetëm për kohën që jetoi, por edhe për disa shekuj të mëvonshëm. Emri i Gazullit përmendet në mjaft vepra të astronomëve dhe historianëve të shencave ekzakte. Fama e Gjon Gazullit si dijetar u përhap në Europë.
Humanisti i njohur hungarez Jan Panoni hyri në një letërkëmbim me Gazullin e nga ky letërkëmbim, mësojmë se Gjon Gazulli kishte dërguar në oborrin mbretëror hungarez vepër të tij me dorëshkrime për astronominë.
Studiuesi Mojkom Zeqo pohon se: kjo ishte pjesa e parë e një vepre që mendohet se ka pasur dhe një pjesë të dytë në vazhdim, po sipas të njëjtit burim Jan Panoni i shkruan Gjon Gazullit “Me kënaqi shumë libri juaj…”
Prof. Pal Nikolli në shkrim në “ora e Shqipërisë” më 1994 shkruan: “Panoni thotë; “dituria juaj ju bën që të ju nderojmë shumë…ju lutemi na dërgoni pjesën e dytë të librit tuaj të vyer e të paçmuar”.(5)
Si pedagog universiteti, Gjon Gazulli, sidomos në vitet 1436-1445, sado që punoi me ndërprerje, bëri ngritjen në një nivel më të lartë në shkencat matematik dhe astronomi. (6)
Veprimtaria mesimore shkencore e Gjon Gazullit si pedagog universiteti, duket se ka qënë e shquar dhe mund të konkludojmë se ai që në këtë periudhë. Kishte autoritet shkencore, përderisa emri i tij si astronom e matematikan i kaloi kufite e Dalmacisë dhe të Italis.(7) Bashkohësit e quajtën Gjon Gazullin astronom e matematikan te madh.
Ndërsa sipas Prof. Pal Nikollit “Kur Skëndërbeu e cilësoi Gjonin një yllë të ndritur i Arbëris”, ai njëherësh me prekjen e thelle për vdekjen e tij vlerson shumë figurën e astronomit tonë të madh që botën e yjeve e kishte bërë të tijën. (8) /KultPlus.com

Të ngjajshme