‘Çdo vit harxhohen miliarda e miliarda për të kontrolluar mendjen e njerëzve’

3 Maj, 2023 - 8:25 pm

Ndonjëherë i quajtur “babai i gjuhësisë moderne”, Chomsky është gjithashtu një figurë kryesore në filozofinë analitike dhe një nga themeluesit e fushës së shkencës konjitive.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa prej thënieve më të njohura të tij, dhe presim nga ju të na thoni cila prej tyre iu shtyu në reflektim.

Mënyra më e zgjuar për t’i mbajtur njerëzit pasivë dhe të bindur është kufizimi i rreptë i spektrit të mendimit të pranueshëm, por lejimi i debatit shumë të gjallë brenda këtij spektri.

Ne nuk duhet të kërkojmë heronj, duhet të kërkojmë ide të mira.

Shumica e popullit nuk e di atë që po ndodh, madje nuk di as se nuk e di.

Nëse nuk besojmë te liria e shprehjes edhe për njerëzit që nuk na pëlqejnë, atëherë ne nuk besojmë fare te liria.

Çdo vit harxhohen miliarda e miliarda për të kontrolluar mendjen e njerëzve.

I gjithë sistemi i trajnimit arsimor dhe profesional është një filtër shumë i imët, i cili thjesht heq njerëzit që janë shumë të pavarur, të zotët, dhe që mendojnë për veten e tyre, dhe që nuk dinë të jenë të nënshtruar, e kështu me radhë – sepse ata janë jofunksionalë për institucionet.

Optimizmi është një strategji për të bërë një të ardhme më të mirë. Sepse nëse nuk besoni se e ardhmja mund të jetë më e mirë, nuk ka gjasa të guxoni dhe të merrni përgjegjësinë për ta bërë atë të tillë.

Unë kurrë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë opsion tjetër, përveçse të vë në dyshim gjithçka.

Në shumë vende, që nga kultura popullore e deri tek sistemi i propagandës, ekziston një presion i vazhdueshëm për t’i bërë njerëzit të ndiejnë se janë të pafuqishëm, se roli i vetëm që mund të kenë është të pranojnë vendimet dhe të konsumojnë.

Arsimi është një sistem i imponimit të injorancës..

Për të fuqishmit, krimet janë ato që bëjnë të tjerët.

Ëdhtë përgjegjësi e intelektualëve të flasin të vërtetën dhe të zbulojnë gënjeshtrat.

Si ka mundësi që kemi kaq shumë informacion, por dimë kaq pak?

Eshtë mjaft e mundshme – me shumë mundësi, mund të merret me mend – që ne gjithmonë do të mësojmë më shumë për jetën dhe personalitetin e njeriut nga romanet sesa nga psikologjia shkencore.

Si përmbledhje, neoliberalizmi është armiku i menjëhershëm dhe kryesor i demokracisë së mirëfilltë pjesëmarrëse, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë planetin, dhe do të jetë për një të ardhme të parashikueshme.

Propaganda bën për një demokraci atë që e bën dhuna në një shtet totalitar.

Është e rëndësishme të kihet parasysh se fushatat politike janë krijuar nga të njëjtët njerëz që shesin pastë dhëmbësh dhe makina.

Injoranca jonë mund të ndahet në probleme dhe mistere. Kur përballemi me një problem, mund të mos e dimë zgjidhjen e tij, por kemi depërtim, njohuri në rritje dhe një përmbledhje të asaj që po kërkojmë. Kur përballemi me një mister, sidoqoftë, ne mund të ngulim sytë me mrekulli dhe hutim, duke mos ditur se si do të dukej një shpjegim.

Në këtë fazë ndoshta përfundimtare të ekzistencës njerëzore, demokracia dhe liria janë më shumë sesa ideale për t’u vlerësuar – ato mund të jenë thelbësore për mbijetesën.

Bukuria e sistemit tonë është se ai izolon të gjithë. Çdo person është ulur vetëm përpara ekranit, ju e dini. Është shumë e vështirë të kesh ide ose mendime në ato rrethana. Ju nuk mund ta luftoni botën vetëm.

Nëse ndokush mendon se duhet të më dëgjojë sepse unë jam profesor në MIT, kjo është marrëzi. Ju duhet të vendosni nëse diçka ka kuptim nga përmbajtja e saj, jo nga shkronjat pas emrit të personit që e thotë atë.

Ne nuk duhet të ecim me vendosmëri drejt katastrofës, thjesht sepse ato janë urdhrat e marshimit./Shkollaesuksesit/KultPlus.com

Të ngjajshme