“Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë”

10 Nëntor, 2022 - 9:33 pm

Disa prej thënieve më të njohura nga filozofi, Sokrati Sokrat, përcjell KultPlus.

– Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
– Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
– Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
– Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
– Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
– Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
– Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
– Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
– Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
– Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.

Të ngjajshme