Oscar Wilde: Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet

30 Nëntor, 2023 - 9:31 pm

Një shkrimtar, poet dhe dramaturg nga Irlanda ka lindur më 16 tetor të vitit 1854, për t’u lexuar botërisht.

Wilde lindi në Dublin dhe studioi në kolegjin “Trinity” dhe në Oksford u morr me shkencat klasike. Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt e famshme dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Veprimtaria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet me punë të detyrueshme për shkak të homoseksualizmit, ku në atë kohë ishte diçka e paligjshme. Oscar del nga burgu në vitin 1897 dhe jeton në Paris deri kur vdiq, shumë i varfër dhe i braktisur.

KultPlus sjell disa nga thëniet e Oscar Wilde:

Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.

Gratë adhurojnë kur bien në dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka.

Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.

Asnjë artist i madh nuk i sheh ndonjëherë gjërat si ato janë në të vërtetë. Nëse ai e bën këtë, ai do të jetë më artist.

Fytyra e njeriut është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është vepra e saj artistike.

Dallimi në mes letërsisë dhe gazetarisë është se gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk lexohet./KultPlus.com

Të ngjajshme