‘Rrini në vëzhgim si një flutur, thumboni si një bletë, duart tuaja s’mund të godasin dot, atë që sytë s’e shohin’

3 Qershor, 2023 - 11:31 am

Muhamed Ali (Cassius Marcellus Clay, Jr), ka lindur më 17 janar 1942 në Loujsvilje në ShBA. Ishte një boksier profesional amerikan, dhe konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë.

Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij, dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë.

Ai vdiç më 3 qershor të vitit 2016, në moshën 74 vjeçare.

Sot në 7 vjetorin e vdekjes së tij, KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij më të famshme:

“Rrini në vëzhgim si një flutur, thumboni si një bletë, duart tuaja s’mund të godasin dot, atë që sytë s’e shohin”- Frazë që Ali e kishte thënë para ndeshjes me Foreman në vitin 1974.

“Në qoftë se mendja ime mund ta krijojë dhe zemra ime mund ta besojë – atëherë unë mund ta arrij”.

“Është e vështirë të përulesh, kur je aq i fuqishëm sa unë”.

“Boksi është thjesht punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët përplasen me rërën. Unë rrah njerëz”.

“Një njeri që e sheh botë njëjtë si po i pati 50 si 20, i ka quar huq 30 vjet të jetës”.

“Jam aq i shpejtë, sa mbrëmë e fika dritën dhe u futa në shtrat para se errësira ta kaplonte dhomën”.

“Boksi është shumë burra të bardhë, që shohin dy të zinj duke e rrahur njëri tjetrin”.

“Cassius Clay është një emër skllavi. Nuk e zgjodha unë, dhe nuk e dua atë emër. Unë jam Muhammad Ali, një emër i lirë, dhe dua që njerëzit ta përdorin këtë emër kur flasin për mua”.

“E urreja çdo minutë gjatë ushtrimeve, por i thashë vetes: ‘Mos u dorëzo. Vuaj tani, dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion’”.

“E pamundura është vetëm një fjalë e shpikur nga njerëz të vegjël, të cilëve ju duket më e lehtë të jetojnë në një botë që iu paraqitet se sa ta përdorin fuqinë e tyre për ta ndërruar botën. E pamundura s’është fakt. Është opsion. E pamundura është e përkohshme, është thjesht asgjë”.

“Nëse ndonjëherë sheh ëndërr se më munde, më mirë zgjohu dhe kërko falje”.

“Mënyra ime e shakave, është duke treguar të vërtetën. Kjo është shakaja më qesharake në botë”.

“Ai që nuk e ka guximin të rrezikojë, s’do të arrijë asgjë në jetë”./KultPlus.com

Të ngjajshme